Stuhia godet Elbasanin: Banesa të përmbytura, makina të dëmtuara dhe pemë të rrëzuara (VIDEO)

13 Shtator 2026 | 09:22

Elbasani u godit nga një prej stuhive më intensive të muajve të fundit, ku në vetëm 30 minuta ranë 60 milimetra shi, duke shkaktuar përmbytje në banesa e bodrume, dëmtime në dhjetëra automjete dhe probleme në qarkullim.

Bilanci paraprak i Bashkisë Elbasan flet për rreth 30 banesa dhe 20 bodrume të prekura nga uji, ndërsa dëmet më të mëdha janë regjistruar në automjetet e parkuara në parkimet nëntokësore, ku uji depërtoi me shpejtësi.

Menjëherë pas stuhisë, ekipet e emergjencave dhe shërbimeve publike zbritën në terren, duke përdorur pompa për largimin e ujit dhe duke ndërhyrë për hapjen e rrugëve të bllokuara.

Reshjet rrëzuan edhe 10 pemë në zona të ndryshme të qytetit, ndërsa prurjet e ujit sollën materiale në disa akse rrugore të njësive administrative, ku u desh ndërhyrja e mjeteve të bashkisë për pastrimin dhe rikthimin e qarkullimit.

Pavarësisht intensitetit të reshjeve, deri tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa strukturat vendore vijojnë evidentimin e dëmeve dhe ndërhyrjet në zonat e prekura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pagat e magjistratëve, Rama: Shqipëria renditet e para për pagën e gjyqtarëve fillestarë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbi pagat e gjyqtarëve, duke publikuar në rrjetin social X një tabelë që krahason pagat mujore të gjyqtarëve fillestarë...
09:24 | 13/09/2026

Shpërthim me lëndë plasëse në qendër të Shkodrës, detajet e para (VIDEO)

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në qendër të qytetit të Shkodrës, në afërsi të godinës së Bashkisë. Nga...
22:06 | 12/09/2026

“Nuk kanë prova”, Milori: Është gjykatë famëkeqe. I ka mbajtur 7 vite në paraburgim ish-anëtarët e UÇK-së

Juristja Elta Milori e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me çështjen e ish-krerëve të...
21:26 | 12/09/2026