Mes tensioneve me SHBA-në, Kanadaja i drejtohet Evropës për të forcuar lidhjet

13 Shtator 2026 | 09:44

Kanadaja po përshpejton përpjekjet për të forcuar lidhjet ekonomike dhe strategjike me Evropën, ndërsa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara po përballen me tensionet më të mëdha tregtare në dekada, raporton The Wall Street Journal.

Kryeministri kanadez Mark Carney ka zhvilluar bisedime me liderë evropianë, përfshirë drejtuesit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, për të shqyrtuar mënyra të reja për afrimin e Kanadasë me Bashkimin Evropian, pa kërkuar anëtarësim të plotë në union.

Një nga opsionet që po shqyrtohet është një marrëveshje e mundshme për “anëtarësim të asociuar”, e cila do t’i jepte Kanadasë akses më të madh në tregun e vetëm evropian, me vlerë rreth 21 trilionë dollarë. Bashkëpunimi do të fokusohej veçanërisht në sektorë strategjikë si energjia, inteligjenca artificiale, mineralet kritike dhe mbrojtja.

Afrimi me Evropën është nxitur edhe nga zhvillimet e fundit në politikën amerikane. Përpjekjet e Presidentit Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës, si dhe lufta e tij me Iranin, kanë forcuar argumentet për një bashkëpunim më të ngushtë mes Kanadasë dhe vendeve evropiane.

Carney ka intensifikuar kontaktet me liderë të ndryshëm të kontinentit, përfshirë kryeministren italiane Giorgia Meloni, ndërsa ka mbajtur komunikim të vazhdueshëm me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin finlandez Alexander Stubb.

Gjatë muajve të fundit, zyrtarët kanadezë dhe evropianë kanë zhvilluar diskutime përmes kanaleve të ndryshme diplomatike. Në takimet paraprake të G7 në Francë, palët kanë identifikuar 11 fusha për bashkëpunim më të thellë, me synimin për të reduktuar varësinë nga SHBA-ja në teknologji, pajisje mbrojtëse dhe tregti.

Afrimi Kanada-BE po shihet kështu si një përpjekje për të diversifikuar partneritetet strategjike të Otavës dhe për të krijuar alternativa më të qëndrueshme ekonomike në një periudhë të tensioneve të forta me Uashingtonin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

A mund t’i mbijetojë tregu i naftës një lufte të përjetshme me Iranin?

Lufta mes SHBA-së dhe Iranit ka zgjatur shumë më tepër nga sa pritej, por pavarësisht tronditjeve, tregu global i naftës ka treguar një qëndrueshmëri të...
09:18 | 13/09/2026

Trump: Irani mund të jetë përgjegjës i sulmit ndaj tubacionit të naftës në Arabinë Saudite

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani mund të jetë pas sulmit me dronë ndaj një tubacioni jetik të naftës në Arabinë Saudite,...
09:11 | 13/09/2026

Arabia Saudite mbyll tubacionin e naftës pasi u godit nga disa sulme ajrore

Arabia Saudite ka mbyllur tubacionin e saj East-West, pasi kjo linjë strategjike e transportit të naftës u godit nga sulme ajrore, në një kohë kur...
09:06 | 13/09/2026