Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot për zgjedhjen e nënkryetarëve
Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot seancën konstituive, rreth orës 10:00. Në rendin e ditës është pika e katërt, zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Në seancën e së premtes nuk u votua kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për nënkryetar të Kuvendit. Pas kësaj, PDK-ja së bashku me Aleancën kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës, ndërsa kanë bërë të ditur se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Të premten, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se kanë nevojë për takim sqarues me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në mënyrë që të diskutohet se cili kandidat i PDK-së mund të propozohet për nënkryetar të Kuvendit.
Po këtë ditë, vazhdimi i seancës konstituive u ndërpre dy herë. Herën e parë u ndërpre pasi PDK-ja lëshoi sallën meqë VV-ja nuk ia votoi Vlora Çitaku për nënkryetare, PDK-ja e votoi Ardian Golën e VV-së. Hamza më pas deklaroi se nuk kanë më arsye të marrin pjesë në asnjë seancë dhe paralajmëroi se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Kurse, Kurti ka thënë se emri i Çitakut nuk mund të votohet pasi ka dalë kundër çdo propozimi të VV-së.
Kurti u shpreh se ky takim është në interesin e Hamzës, meqë sipas tij, është PDK-ja ajo që ka nevojë për votat e LVV-së për zgjedhjen e kandidatit të saj nënkryetar kuvendi, derisa partisë se tij edhe vota kundër i kryen punë për zgjedhjen e presidentit.
Djali i Hashim Thaçit reagon pas marshimit për liri, ka një mesazh për babain e tij
LVV vendos të votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
Thaçi kurban i Hagës! Loli: Dikush duhet të paguajë për padrejtësinë, fatkeqësisht diçka negative do…
- 09:44 Mes tensioneve me SHBA-në, Kanadaja i drejtohet Evropës për të forcuar lidhjet
- 09:24 Pagat e magjistratëve, Rama: Shqipëria renditet e para për pagën e gjyqtarëve fillestarë
- 09:22 Stuhia godet Elbasanin: Banesa të përmbytura, makina të dëmtuara dhe pemë të rrëzuara (VIDEO)
- 09:18 A mund t’i mbijetojë tregu i naftës një lufte të përjetshme me Iranin?
- 09:11 Trump: Irani mund të jetë përgjegjës i sulmit ndaj tubacionit të naftës në Arabinë Saudite
- 09:06 Arabia Saudite mbyll tubacionin e naftës pasi u godit nga disa sulme ajrore