Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës.
Në një postim në rrjete sociale, Rama, ka publikuar një tabelë ku tregon renditjen e pagave të gjyqtarëve krahasuar me disa vende të tjera.
Sipas Ramës, gjyqtarët në Shqipëri kërkojnë 2 mijë euro më shumë se kolegët grekë dhe 3 mijë euro më se kolegët në Malin e Zi.
“Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi…”, shkruan Rama.














