Inter
Trajner i Interit, Cristian Chivu, ka marrë lajmin e shumëpritur nga infermieria me Federico Dimarco i cili rikthyer plotësisht në dispozicion.
Pas një periudhe mungese për shkak të problemeve fizike, anësori i majtë ka lënë pas dëmtimin dhe është stërvitur rregullisht me grupin gjatë seancës së fundit. Kthimi i tij jep një garanci të fortë për krahun e majtë dhe i shton opsionet teknike stafit zikaltër.
Dimarco do të jetë rregullisht në fushë për të ndihmuar skuadrën në ndeshjen e radhës në kampionat, e cila do të luhet të hënën në mbrëmje në "San Siro", ku Interi do të presë Udinesen në kërkim të tri pikëve të radhës.
Sondazh
Poll
