Drejtësia nuk mund të funksionojë me dy shpejtësi, as me dy standarde

Drejtësia nuk mund të funksionojë me dy shpejtësi, as me dy standarde

09:43, 13/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Nikola Kedhi/

Pa diskutim askush nuk është mbi ligjin. SPAK le të hetojë çdo kallëzim dhe çdo dyshim, deri në fund. Por ka shumë elementë që ngrenë dyshime të thella.

Luan Baçi merret nën hetim për një konflikt mes ish-ortakësh që e ka origjinën 16 vite më parë dhe që është njëkohësisht objekt i një procesi civil.

Plotësisht i bindur që deputeti i PD, miku e kolegu Baci, do e provojë pafajësinë e vet. Por, ndërkohë, vendi përballet me çështje të një graviteti krejt tjetër. Qytetarëve u vidhen paratë përditë. Siguria kombëtare është e nëpërkëmbur.

Belinda Balluku vazhdon nën mbrojtjen e kryeministrit edhe pse nga partnerët europianë është cilësuar si test kritik per integrimin çeshtja e saj.

Në të njëjtën kohë, prej ditësh janë publikuar përgjime dhe akuza jashtëzakonisht të rënda për një skemë të trafikut ndërkombëtar të armëve, ku përmenden kompani të lidhura me industrinë shtetërore të mbrojtjes dhe vetë kryemimistrit. Për një vend anëtar të NATO-s, vetëm këto pretendime kërkojnë një hetim të menjëhershëm, të plotë dhe transparent.

Përballë gjithë kësaj, shqiptarët kanë të drejtë të pyesin ku janë prioritetet e SPAK-ut?

Hetojeni opoziten se e keni bërë rrugë, por ama me të njëjtën vendosmëri hetoni pushtetin, tenderat qindra milionësh dhe akuzat që prekin sigurinë kombëtare, dhe kini guximin të kaloni vijën e kuqe që i keni vënë vetes, kryeministrin.

Kur drejtësia tregohet e pafuqishme përballë majës së pushtetit, problemi është vetë drejtësia dhe përdorimi politik i saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco