Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e kaluar në Urakë të Matit, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj një automjeti.
Sipas raportimeve në media, në momentin e ngjarjes automjeti ka qënë i parkuar pranë një banese. Pronarët e banesës dhe automjetit sapo ishin kthyer nga Italia, por fatmirësisht nuk janë prekur nga plumbat.
Pas të shtënave, banorët e zonës njoftuan policinë, kurse në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja arme.
Mëngjesin e kësaj të diele, po në fshatin Urakë është gjetur i djegur një automjet që dyshohet se iu përket autorëve të sulmit.
Ende nuk dihet nëse familja që u sulmua ka pasur probleme të mëparshme, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve vijojnë.
LEXO EDHE:
Breshëri plumbash gjatë natës në Mat, gjendet një makinë e djegur













