Rama në podcastin “Flasim”: Rezultatet e PISA 2025, fryt i një pune të gjatë
Kryeministri Edi Rama ka rikthyer podcastin e tij “Flasim”, kushtuar arsimit dhe rezultateve të Shqipërisë në testimin ndërkombëtar PISA 2025.
Në episodin e parë të sezonit të ri, të titulluar “Të reja nga shkolla”, Rama u ndal te nisja e vitit të ri shkollor dhe te ecuria e sistemit arsimor, duke e cilësuar përmirësimin e rezultateve në PISA si një tregues të punës së bërë ndër vite.
“Një episod i cili nuk mund të mos i kushtohet arsimit në një moment të vitit kur po përfundojnë pushimet, por po përfundojnë dhe përgatitjet e vitit dhe po nis një vit i ri arsimor. Nga ana tjetër nuk mund të rri sot pa e shfrytëzuar edhe këtë rast për të nënvizuar kënaqësinë e jashtëzakonshme për rezultat e testit PISA 2025. Rezultate të cilat janë fryt i një pune të gjatë, i një transformimi tërësor, i një përpjekje për të rritur jo thjesht cilësinë e infrastrukturës, as cilësinë e teksteve por cilësinë e administrimit të shkollave. Rezultatet e PISA më parë nuk kanë qenë të tilla”.
Kryeministri u shpreh se Shqipëria ka bërë një progres të ndjeshëm në renditjen rajonale, duke kaluar nga fundi në krye të klasifikimit të Ballkanit Perëndimor për matematikën.
“Shqipëria e filloi këtë ngjitje drejt majës së klasifikimit në Ballkanin Perëndimor. Ishim të fundit. Sot jemi të parët në matematikë.”
Pagat e magjistratëve, Rama: Shqipëria renditet e para për pagën e gjyqtarëve fillestarë
Stuhia godet Elbasanin: Banesa të përmbytura, makina të dëmtuara dhe pemë të rrëzuara (VIDEO)
Shpërthim me lëndë plasëse në qendër të Shkodrës, detajet e para (VIDEO)
- 10:06 Kina, Rusia dhe India kërkojnë bashkëpunim ekonomik në BRICS
- 10:02 Putin paralajmëron Evropën kundër dërgimit të trupave në Ukrainë: Kjo do të thotë luftë me Rusinë
- 09:54 Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot për zgjedhjen e nënkryetarëve
- 09:44 Mes tensioneve me SHBA-në, Kanadaja i drejtohet Evropës për të forcuar lidhjet
- 09:24 Pagat e magjistratëve, Rama: Shqipëria renditet e para për pagën e gjyqtarëve fillestarë
- 09:22 Stuhia godet Elbasanin: Banesa të përmbytura, makina të dëmtuara dhe pemë të rrëzuara (VIDEO)