Kujtim Shala ka marrë 75 vota për, 1 kundër dhe 4 abstenime, në votimin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Kësisoj Kujtim Shala është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së.
Pas votimit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e uroi Shalën për pozitën e re.
Ndërkohë, deputetët e Listës Serbe, Slavko Simiq dhe Igor Simiq nuk i morën votat e mjaftueshme për nënkryetar të Kuvendit.
Slavko Simiq mori 65 vota kundër.
Më pas u propozua Igor Simiq, i cili mori 62 vota kundër.
Nënkryetare e Kuvendit nuk arriti të zgjidhej as Liliana Stefanoviq.
© SYRI.net