Kosovë/ Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit me 85 vota pro

13 Shtator 2026, 10:53Rajoni TEMA
Kosovë/ Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit me 85 vota pro

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës gjatë vazhdimit të seancës konstituive.

Shala mori 85 vota pro, duke siguruar mbështetjen e nevojshme për t'u zgjedhur në kryesinë e Kuvendit.

Me zgjedhjen e tij, LDK-ja tashmë ka përfaqësuesin e saj në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, ndërsa seanca konstituive po vazhdon me procedurat e tjera të parashikuara në rendin e ditës.

Lini një Përgjigje