Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Konstituohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit! Sot votohet edhe qeveria

Shkruar nga Newsbomb
Konstituohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit!
Parlamenti i Kosovës

Në një seancë të jashtëzakonshme, këtë të diel, është konstituuar më në fund Kuvendi i Kosovës. Bëhet me dije se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit me 75 vota pro. Ndërsa Tanja Vujoviq do të jetë nënkryetarja tjetër, pasi mori konfirmimin nga Kuvendi.

Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se nënkryetarët u zgjodhën nga radhët e LDK-së, komunitetit serb dhe komuniteteve joshumicë joserbe.

“Me këtë rast, konstatoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar”, tha Haxhiu.

Ndërsa, pas heqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares, Partia Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë në seancë.

Po ashtu, bëhet me dije se pas konstituimit të Kuvendit, sot do të votohet edhe qeveria e re e Kosovës në Kuvend.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese