Rama: Me rritjen e kërkuar nga gjyqtarët shkon mbi 5 mijë euro paga, më shumë se Presidenti

13 Shtator 2026 | 11:44

Kryeministri Edi Rama ka vijuar kritikat ndaj kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave, duke publikuar shifra që, sipas tij, tregojnë diferencën mes pagave të magjistratëve në Shqipëri dhe atyre në administratën shtetërore apo vendet e rajonit.

Konkretisht kryeministri argumenton se paga mesatare e gjyqtarëve në Shqipëri është aktualisht 280% më e lartë se paga mesatare në administratën shtetërore, ndërsa sipas tij është 60% më e lartë se paga mesatare e kolegëve në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ai shton se pagat e gjyqtarëve shqiptarë janë gjithashtu më të larta se ato në Kroaci, Bullgari dhe Serbi.

“Sot paga mesatare e gjyqtarëve në Shqipëri është 280% më e lartë se paga mesatare e administratës shtetërore; 60% më e lartë se paga mesatare e kolegëve magjistratë në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut; më e lartë se në Kroaci, Bullgari apo Serbi…

Me rritjen e kërkuar me llogarinë vetë Zot vetë Shkop, paga mesatare e gjyqtarëve bëhet më e lartë se në Greqi, Rumani e Slloveni dhe 140% më e lartë se në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në raport me administratën shqiptare ajo kërcen në 470% më lart…

Dhe nëse në të tëra vendet e tjera të rajonit, Europës dhe botës demokratike maja e piramidës së pagave në shtet është Presidenti, paga mesatare e rritur në rrugën jashtë parlamentit bëhet 1,000 euro më e lartë se paga e Presidentit dhe 2,200 euro më e lartë se paga e ministrit. Kjo për mesataren e gjithë trupës, se po të marrësh nivelin më të lartë të pagës në sistemin gjyqësor sot, ajo aktualisht është gati 2000 Euro më shumë se e Presidentit dhe 3000 Euro më e lartë se e ministrit, po bashkë me rritjen e kërkuar e dini sa shkon?!

Oh, aty pastaj shkon pa asnjë shaka, mbi 5000 Euro më e lartë se paga e Presidentit dhe 6300 Euro më shumë se paga e ministrit!”.

Në reagimin e tij, kryeministri ka komentuar edhe kallëzimin penal të bërë nga shoqatat e gjyqtarëve ndaj Ministrit të Financave dhe drejtuesve të thesarit.

“Duket si fantazi e shfrenuar po në fakt është lënda e kallzimit penal që shoqatat e gjykatësve i kanë bërë Ministrit të Financave dhe drejtorëve të thesarit në tërë Shqipërinë, pse nuk dorëzojnë çelësat e thesarit për marrjen e këtyre shumave marramendëse pa vendim të parlamentit…”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në podcastin “Flasim”: Rezultatet e PISA 2025, fryt i një pune të gjatë

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer podcastin e tij “Flasim”, kushtuar arsimit dhe rezultateve të Shqipërisë në testimin ndërkombëtar PISA 2025. Në episodin e parë të...
10:31 | 13/09/2026

Pagat e magjistratëve, Rama: Shqipëria renditet e para për pagën e gjyqtarëve fillestarë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbi pagat e gjyqtarëve, duke publikuar në rrjetin social X një tabelë që krahason pagat mujore të gjyqtarëve fillestarë...
09:24 | 13/09/2026

Stuhia godet Elbasanin: Banesa të përmbytura, makina të dëmtuara dhe pemë të rrëzuara (VIDEO)

Elbasani u godit nga një prej stuhive më intensive të muajve të fundit, ku në vetëm 30 minuta ranë 60 milimetra shi, duke shkaktuar përmbytje...
09:22 | 13/09/2026