Rusia sulmon Ukrainën me 453 dronë

13 Shtator 2026 | 12:07

Rusia ka lëshuar 453 dronë në drejtim të Ukrainës gjatë sulmeve të natës, sipas Forcave të Armatosura të Ukrainës. Nga këta, 409 u neutralizuan, ndërsa 13 objekte u goditën.

Në qytetin e Stryit, në rajonin e Lvivit, pranë kufirit me Poloninë, sulmet me dronë shkaktuan dëme në një ndërtesë shumëkatëshe, një godinë pranë një shkolle dhe objekte pranë një stacioni hekurudhor.

Në Izyum, një 26-vjeçare humbi jetën pas shpërthimit të një pajisjeje shpërthyese. Ndërkohë, qyteti i Kharkivit dhe 15 vendbanime të rajonit u përfshinë në sulme, ku mbetën të plagosur tre persona, mes tyre një grua 73-vjeçare.

Edhe rajoni i Volynit, në perëndim të Ukrainës, u përball me një sulm masiv që zgjati më shumë se katër orë. Sipas autoriteteve lokale, të paktën pesë persona u plagosën, ndërsa më shumë se 10 dronë u raportuan në hapësirën ajrore të rajonit.

Në Lutsk, një tren që ishte evakuuar u godit nga mbeturinat, duke shkaktuar zjarr. Autoritetet raportuan se nuk pati persona të lënduar.

Në të njëjtën kohë, autoritetet ruse raportuan se Kievi kishte goditur rafineri nafte në Tatarstan, duke shënuar një tjetër përshkallëzim të sulmeve reciproke mes dy vendeve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, u godit nga një predhë

Një zjarr ka shpërthyer në bordin e një anijeje pasi ajo u godit nga një predhë e panjohur teksa po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit, njoftoi të dielën Operacionet Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO)....
10:40 | 13/09/2026

Kina, Rusia dhe India kërkojnë bashkëpunim ekonomik në BRICS

Kryeministri indian Narendra Modi ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim dhe unitet brenda BRICS, duke theksuar peshën që grupi ka në ekonominë dhe tregtinë globale. Në ditën e fundit të samitit, Modi...
10:06 | 13/09/2026

Putin paralajmëron Evropën kundër dërgimit të trupave në Ukrainë: Kjo do të thotë luftë me Rusinë

Sulmet ajrore ruse vranë tetë civilë dhe plagosën dhjetëra të tjerë në Ukrainë , thanë zyrtarët vendas të shtunën, pasi Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi...
10:02 | 13/09/2026