E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kuvendi i Kosovës konstituohet pa PDK-në, kush janë 4 nënkryetarët e zgjedhur (EMRAT)

Ilustrim · Vizion Plus

Nga kjo e diel, Parlamenti i Kosovës është bërë fiunksional, por procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve ka përfunduar pa zgjedhjen e kandidatit të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Gjatë seancës, Haxhiu tha se pavarësisht thirrjeve të përsëritura drejtuar Partisë Demokratike për të marrë pjesë në seancë, për të tretën herë deputetët e kësaj partie nuk ishin të pranishëm.

Ajo theksoi se bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, askush nuk mund ta mbajë të bllokuar procesin e konstituimit.

Ndërkohë, nënkryetar nga Lidhja Demokratike është zgjedhur Kujtim Shala.

Nga Lista Serbe është Tanja Vujoviq dhe nga komunitetet joshumicë joserbe, është zgjedhur Emilija Rexhepi.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, nënkryetar u zgjodh Ardian Gola.

Deputetët e PDK-së kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së procesit të konstituimit.

Pas përfundimit të seances, Kuvendi ka 60 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit. Nëse kreu i shtetit nuk zgjidhet brenda këtij afati, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.