E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Zanatet tradicionale po harrohen, mjeshtrit e punimit të gurit në Gjirokastër thonë se të rinjtë nuk kanë interes

Ilustrim · Vizion Plus

Ky është Ziver Shehu, me profesion gurgdhëndës në qytetin e Gjirokastrës. Edhe pse tani po arrin një moshë të thyer, ai sërish nuk heq dorë nga zanati, pasi sipas tij një qytet i ndërtuar me gurë do të ketë gjithmonë nevojë për shumë zanatçinj si ai.

“Si zanat është tërheqës, ne punojmë më qejf edhe në këtë moshë. Është qyteti i vetëm që fillon me gurë dhe mbaron me gurë. Por është larguar rinia nga ky zanat, mirë është ta mësojnë, se sot ka vajtur puna me listë. E ka të domosdoshme Gjirokastra, pa ustallarë nuk bëhet”, thotë Shehu.

Në qytetin e Gjirokastrës zanatet dhe zejet tradicionale po shkojnë drejt harresës ndërsa interesimi i të rinjve është gjithmonë e më i pakët.

Ashtu si Ziveri, edhe Viktor Nurçe,që bën drugdhëndësin, thotë se të rinjtë nuk i afrohen këtij zanati pasi shikojnë punën nga afër.

“Gdhendja e gurit do talent dhe shumë punë, dhe është një profesion që shumë të rinj që e kanë parë, i largohen ndaj sot kanë ngelur shumë pak profesionistë. Gjirokastra e ka të domosdoshme”, thotë Nurçe.

Tashmë mjeshtëri të tilla si gurskalitës, drugdhendës, qëndistar, kovaç, etj po shkojnë drejt shuarjes për shkak të teknologjisë.

Megjithëse zhvillimi i turizmit ka rritur ndjeshëm kërkesën për suveniret dhe produktet tradicionale sërish pjesa më e madhe e tyre sigurohen nëpërmjet importit nga Kina apo vende të tjera.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.