• Kontakt
Sunday, September 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga kandidati për KLGJ, tek “shpëtimtari” i Geron Xhafaj, tre gjyqtarët që kanë në dorë fatin e Erion Veliaj

12:51 : 13/09/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, do të përballet për herë të tretë me Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, në kërkim të lirimit nga qelia, ku mbahet prej 10 shkurtit 2025.

Dy herët e para, në 2 Tetor 2025 dhe 25 Maj 2026, trupa gjykuese ka refuzuar kërkesën e Veliaj për zbutjen e masës së sigurimit “arrest me burg”, të vendosura nga Gjykatat e Posaçme. Në këto raste, Veliaj ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm.

Ndërsa, çështja që pritet të shqyrtohet këtë javë është disi më ndryshe. Ajo do të rimerret në shqyrtim, pasi më herët Gjykata Kushtetuese e ka rikthyer dosjen për ri-gjykim. Në Korrik 2026, gjyqtarët kushtetues konstatuan se Gjykata e Lartë nuk kishte respektuar standardin e arsyetimit të plotë për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg”.

Tashmë, çështja “Veliaj” do të shqyrtohet sërish në Gjykatën e Lartë, me trupën e përbërë nga: Sandër Simoni, relator dhe Gent Shala e Valbon Çekrezi, anëtarë.

Lexo edhe:

Pas arrestimit të Veliajt, futet “në krizë” kompania e vëllait. Fitimet e “Gogel” ulen me 60%

“Rama dhe Veliaj janë të tmerruar”/ Berisha: Kthimi im në SHBA përmbysi projektin e tyre

Në foto: Trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë që do të shqyrtojë kërkesën e Erion Veliaj

Vendimmarrja e tyre ka një peshë specifike, pasi pritet të caktojnë fatin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të zgjedhur vendor” në 9 episode, “fshehje pasurie” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxe dhe disa biznesmenë të rëndësishëm në fushën e ndërtimit.

Relatori Simoni

Sandër Simoni është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë në mars të vitit 2021. Më herët ai ka qenë drejtues i ish-Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda (aktualisht Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit-GJKKO).

Në foto: Gjyqtari Sandër Simoni

Simoni është gjithashtu një ndër kandidatët nga Gjykata e Lartë në garën për t’u zgjedhur në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), në procedurat që pritet të zhvillohen në fund të vitit 2026.

Në korridoret e Gjykatës së Lartë flitet se gjyqtari Simoni ka shprehur “dëshirën” e tij për t’u zgjedhur anëtar i trupës gjykuese që do të ri-shqyrtonte kërkesën e Veliajt, kur çështja u kthye nga Gjykata Kushtetuese. Këto zëra janë të pakonfirmuar. Por, gjithësesi, nëse ka diçka të vërtetë në këtë histori, atëherë duket se gjyqtari Simoni mund ta shfrytëzojë këtë rast për të fituar “pikë politike”, përpara garës për në KLGJ.

Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhen nga trupa e gjyqtarëve dhe, si rregull, politika nuk ka ndikim në procedura. Megjithatë, në një vend si Shqipëria, gjyqësori nuk është aspak imun nga ndikimi politik, sidomos për zgjedhjet dhe emërimet në postet e larta kontrolluese të sistemit të drejtësisë.

Gjyqtari Gent Shala

Gent Shala është një nga prurjet e reja në Gjykatën e Lartë. Ai mori emërimin në dhjetor të vitit 2025. Më herët, Shala ka ushtruar funksionet në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

“Boldnews.al” evidenton të paktën tre çështje të tij me impakt politik, të cilat, në një mënyrë ose tjetër, kanë qenë më afër interesave të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste në pushtet.

Në foto: Gjyqtari Genti Shala

– Në Shtator të vitit 2024, ai shpalli fajtor dhe dënoi me një vit burg ish-deputetin e opozitës, Ervin Salianji, për “kallëzim të rremë”. Bashkë me Salianjin u shpall fajtor edhe gazetari Jetmir Olldashi. Trupa e Apelit, e drejtuar në atë kohë nga gjyqtari Gent Shala, arriti në konkluzionin se Salianji dhe Olldashi kishin sajuar prova kundër të dënuarit për trafik narkotikësh, Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të Ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafaj.

Vendimi i gjyqtarit Shala ishte një ndihmë e madhe për kryeministrin Edi Rama, i cili shpëtoi me vendim të dyshimtë gjykate nga sikletet politike që i solli kjo histori. Rama e përdori vendimin e Shalës si një “çertifikatë pastërtie”, megjithëse procesi gjyqësor u shoqërua me manipulim të dukshëm provash e faktesh, të cilat shkonin në favor të Xhafajve.

– Në maj 2026, Gent Shala ishte pjesë e trupës gjykuese që zbutën masën e sigurisë për Mirlinda Karçanaj, ish-drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Karçanaj u vendos nga Gjykata e Posaçmë në masën “arrest në shtëpi”, e dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar criminal që manipulonin tenderat million euro të AKSHI-it.

Hetimi për Karçanaj dhe persona të tjerë ishte një goditje e rëndë për kryeministrin Edi Rama. Ai e konsideronte AKSHI-n si “histori suksesi”, ndërkohë që ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga arratia e vlerëson si “kopshti privat i Edi Ramës”.

Pasi gjyqtari Shala dhe kolegët e tij vendosën që të linin Karçanaj në masën “detyrim për paraqitje”, kryeministri Rama u shfaq publikisht, duke mbrojtur ish-drejtoreshën e tij dhe duke vënë pikëpyetje mbi vendimmarrjen e Gjykatës së Posaçme.

– Po në maj 2026, gjyqtari Gent Shala ishte pjesë e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ku u vendos pushimi i çështjes ndaj Ardian Hajdarit, ish-anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), shkalla e dytë e Vetingut.

Hajdari akuzohej nga Prokuroria e Posaçme për falsifikimin e dokumentave, me të cilat u kualifikua si anëtar i KPA-së. Ai nuk shquhej si një ndër njerëz të afër të kryeministrit Rama. Megjithatë, një shpallje e mundshme fajtor e tij, do të vinte në pikëpyetje serioze integritetin e anëtarëve të Vetingut, ndërkohë që procesi vetë ka qenë i akuzuar si “levë e Ramës” për të vendosur nën kontroll sistemin e drejtësisë.

Përtej këtyre rasteve, Gent Shala ka qenë edhe pjesë e trupës gjykuese, e cila refuzoi në 25 maj 2026 kërkesën e Erion Veliajt për zbutjen e masës së sigurimit “arrest me burg”.

Nëse dikush mund të krijojë bindjen se gjyqtari Shala merr vendime në favor të kryeministrit Edi Rama, atëherë qëndrimi i tij në çështjen e radhës me Veliajn, mund të jetë edhe një lloj barometri për të kuptuar se si e sheh situatën kreu i qeverisë.

Valbon Çekrezi

Valbon Çekrezi është bërë pjesë e Gjykatës së Lartë në shtator të vitit 2023. Më herët, ai ka qenë gjyqtar në Apelin e Durrësit, para se kjo strukturë të shkrihej.

Çekrezi nuk ka ndonjë rekord specifik për çështje me natyrë politike. Megjithatë, një vendimmarrje e tij në vitin 2019 u shfrytëzua nga kryeministri Edi Rama për të nisur një fushatë të gjerë linçimi ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, të cilën e emërtoi në Parlament si “KÇK”, akronime të shprehjes “Kap çfarë të kapësh”.

Në foto: Gjyqtari Valbon Çekrezi

Në tetor 2019, gjykata e Durrësit pranoi kërkesën e prokurorit të asaj kohe, Arjan Ndoja (aktualisht deputeti i Partisë Demokratike), për arrestimin e drejtuesit të Hipotekës së qytetit, Liridon Pula dhe disa vartësve të tij për “shpërdorim detyre”. Ky arrestim shkaktoi reagimin e ashpër dhe të paprecedent të Ramës dhe zëvendësit të tij në atë kohë, Erion Braçe.

Dy drejtuesit e lartë e konsideruan arrestimin e Pulës si “shantazh kriminal” nga ana e prokurorit, të cilin e shndërruan në simbol të fushatës “KÇK”. Kjo fushatë mori akoma më shumë zjarr, kur dy javë pas arrestimit të Liridon Pulës, gjyqtari i Apelit të Durrësit i asaj kohe, Valbon Çekrezi, vendosi lirimin e personave të arrestuar.

Përtej karrierës së deritanishme, këtë javë tre gjyqtarët kanë në dorë fatin e Erion Veliajt. Pas rreth 18 muajve në qeli dhe një fushatë të egër linçimi ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm që po shqyrtojnë rastin e tij, kryebashkiaku i Tiranës shpreson që të rikthehet në liri.

Ai dhe mbështetës të tij publikë kanë ndërtuar narrativën se arrestimi i tij ka cënuar punët publike në Tiranë, ndërkohë që ai akuzohet se, pikërisht, falë pozicionit të tij të rëndësishëm, ka përfituar shuma të mëdha monetare, të cilat i ka kanalizuar nëpër disa organizata jo-qeveritare të kontrolluara nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxe.

Etiketa: Erion Veliajgenti shalaGjykata e larteSander Simonivalbon çekrezi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas arrestimit të Veliajt, futet “në krizë” kompania e vëllait. Fitimet e “Gogel” ulen me 60%

10:35 : 13/09/2026
AKTUALITET

“Rama dhe Veliaj janë të tmerruar”/ Berisha: Kthimi im në SHBA përmbysi projektin e tyre

21:40 : 10/09/2026
AKTUALITET

SPAK sqaron mostakimin e avokatëve të huaj me Veliajn: Miratimi ishte dhënë, pengesa ishte organizative

16:20 : 10/09/2026
AKTUALITET

Kërkuan takim me Veliajn në paraburgim, SPAK refuzon kërkesën e avokatëve të huaj

13:10 : 10/09/2026
AKTUALITET

Rama: Veliaj ishte talent, por e hëngri pushteti!

10:51 : 06/09/2026
AKTUALITET

Veliaj, “bojaxhiu” që su bë kurrë politikan!

10:24 : 06/09/2026

TË GJITHA

Nga kandidati për KLGJ, tek “shpëtimtari” i Geron Xhafaj, tre gjyqtarët që kanë në dorë fatin e Erion Veliaj

12:51 : 13/09/2026

“Më jep 300 mijë € ose…”/ 56-vjeçari vlonjat kërcënon kushëririn, i vendos fishek te porta

12:40 : 13/09/2026

Vila të sekuestruara e akuza të reja ndaj Ballukut, Bardhi: Pse nuk vepron SPAK?!

12:30 : 13/09/2026

Larje hesapesh nga Italia? Akil Lleshi objektiv i atentatit në Mat, dyshohet për dy autorë

12:15 : 13/09/2026

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

12:00 : 13/09/2026

Të përfituara nga të ardhurat kriminale, sekuestrohen 3 makina luksoze në Vlorë

11:45 : 13/09/2026

Atentati ndaj aeroportit gjerman/ Gjurmët që çojnë drejt shërbimit sekret rus

11:28 : 13/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com