Një denoncim është publikuar së fundmi, në lidhje me kushtet skandaloze që Ministria e Sportit ofron për akomodimin e sportistëve vendas dhe të huaj.
Sipas denoncimit të publikuar nga JOQ, sportistët europianë që kanë mbërritur në Tiranë për Kampionatin Europian Universitar të Sporteve Luftarake janë përballur me kushte higjeno-sanitare aspak të përshtatshme.
Sipas pamjeve të publikuara, në disa tualete dhe ambjete të dushit janë gjetur krimba e karkaleca, bishta cigaresh, po ashtu pretendohet se ushqimi ka qënë aspak normal për një sportist.
Kjo situatë ka shkaktuar reagime dhe pakënaqësi te pjesëmarrësit, të cilët e kanë krahasuar Shqipërinë me Indinë.
Një aktivitet që duhej të ishte një vitrinë për Shqipërinë dhe një mundësi për të promovuar vendin përballë qindra universiteteve europiane, duket se do të mbahet mend edhe për kushtet e papranueshme me të cilat janë përballur sportistët.
Në këtë rast duket se standardet dhe kushtet e ofruara për sportistët europianë nuk kanë qenë vërtet në nivelin që kërkon një aktivitet i kësaj përmase pasi ministri i Sportit, Blendi Gonxhja, nuk e ka konsideruar këtë faktor të rëndësishëm një prioritet.
View this post on Instagram














