Albulena Haxhiu mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Kosovës
13 Shtator 2026 |
13:17
Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
Përmes një njoftimi, Haxhiu bëri të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Reagimi i plotë:
Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Z. Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Lajme të Sugjeruara
Kuvendi thërret seancë në orën 14:00, në rend dite zgjedhja e Qeverisë
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka thirrur sot seancë të jashtëzakonshme plenare, në të cilën pritet të votohet për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së...
Konstituohet Kuvendi i Kosovës! Zgjidhen edhe nënkryetarët nga komunitetet
Kuvendi i Kosovës ka vijuar procesin e konstituimit, pavarësisht tërheqjes së PDK-së nga seanca dhe heqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares....
Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës gjatë vazhdimit të seancës konstituive. Shala mori 85 vota pro,...
- 13:55 Kuvendi thërret seancë në orën 14:00, në rend dite zgjedhja e Qeverisë
- 13:27 Droni rus godet trenin me pasagjerë që udhëtonte nga Kievi për në Varshavë
- 12:45 Kërcënoi kushëririn për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vorë
- 12:33 Ministri Nufi: Industria e mbrojtjes, prioritet strategjik për Shqipërinë
- 12:07 Rusia sulmon Ukrainën me 453 dronë
- 11:51 Sekuestrohen 3 makina luksoze në Vlorë