Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kosova drejt formimit të qeverisë, Albulena Haxhiu dekreton Albin Kurtin si kryeministër! Sot pritet të votohet në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb
Kosova drejt formimit të qeverisë, Albulena Haxhiu dekreton Albin
Kurti dhe Haxhiu

Albin Kurti është dekretuar këtë të diel për të qenë për të katërtën herë në krye të qeverisë së Kosovës.

Pas seancës së konstituimit, që u mbajt paraditen e sotme, mësohet se kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, e cila ushtron detyrën e Presidentes, ka dekretuar Kurtin si kryeministër dhe formimin e qeverisë së re.

Në një postim në rrjetet sociale, Haxhiu bëri me dije se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Ndërsa më herët u raportua se qeveria do të votohet këtë të diel në Kuvend, thuajse katër muaj pasi LVV fitoi zgjedhjet.

Postimi i plotë:

Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Z. Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese