Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat në lidhje me Reformën Territoriale,debate në sallë mes Ramës dhe Adriatik Zotkajt, Egla Cenos dhe banorëve të Poliçanit,këta të fundit largohen nga mbledhja.
Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat është shoqëruar me debate të ashpra mes tij dhe një përfaqësie qytetarësh, të ardhur nga qytetit i Poliçanit, mes tyre edhe aktorja Egla Ceno.
Takimi i Ramës është zhvilluar në ambjentet e brendshme të Hotel Colombo në Berat,ku mesohet se mbledhja për Reformën Terrotoriale ka nisur me një diskutim të bërë nga Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo.
Pas fjalës së Demos janë ngritur banorët e Poliçanit për të diskutuar dhe Rama u ka thënë "Qepeni Gojën”. Kjo fjalë ka sjellë irritim te banorët dhe kryebashkiaku i Poliçanit Adriatik Zotkaj, duke u shoqëruar me debate verbale mes Ramës dhe Zotkajt e Cenos.
Kjo ka bërë që e gjithë përfaqësia e ardhur nga Poliçani të bojkotojë takimin dhe të largohen.
© SYRI.net