Kuvendi thërret seancë në orën 14:00, në rend dite zgjedhja e Qeverisë

13 Shtator 2026 | 13:55

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka thirrur sot seancë të jashtëzakonshme plenare, në të cilën pritet të votohet për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Seanca do të mbahet në sallën e seancave, duke filluar nga ora 14:00.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit, në rendin e ditës është vetëm një pikë: Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Seanca vjen pasi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e caktoi Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Albulena Haxhiu mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Kosovës

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Përmes një njoftimi, Haxhiu...
13:17 | 13/09/2026

Konstituohet Kuvendi i Kosovës! Zgjidhen edhe nënkryetarët nga komunitetet

Kuvendi i Kosovës ka vijuar procesin e konstituimit, pavarësisht tërheqjes së PDK-së nga seanca dhe heqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares....
10:57 | 13/09/2026

Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës gjatë vazhdimit të seancës konstituive. Shala mori 85 vota pro,...
10:49 | 13/09/2026