Detajet - Kthesë e papritur në Prishtinë, Zhitia: Konstituohet Kuvendi i Kosovës, pa PDK-në

12:55, 13/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zhvillime të shpejta po ndodhin në skenën politike të Kosovës. Kuvendi i Kosovës është konstituuar zyrtarisht, pavarësisht mungesës dhe bojkotit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Vendimi i orëve të vona nga kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje për të mbështetur kandidaturat e opozitës për nënkryetarë të kuvendit ka ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve, duke bërë që Kujtim Shala nga LDK të marrë votat e nevojshme.

Në një lidhje direkte për Syri tv, nga Prishtina gazetarja Albionë Zhitia tha se PDK ka refuzuar të propozojë Vlora Çitakun dhe të marrë pjesë në seancë, duke i cilësuar veprimet e Vetëvendosjes si lojëra politike që nuk zgjidhin ngërçin. Përkundrazi, PDK ka paralajmëruar dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, bazuar në një aktvendim të Kushtetueses dhe pikës 186 të Kushtetutës, refuzimi i një partie për të propozuar kandidat nuk e bllokon konstituimin e institucionit, duke shmangur kështu një skenar të ngjashëm me bllokadën e Listës Serbe në vitin 2015. Këtë herë, Lista Serbe u përfaqësua nga një dekane fakulteti nga Mitrovica e Veriut, një figurë pa të kaluar radikale, pasi kandidatura e Slobodan Simiç u refuzua nga mazhoranca për shkak të përfshirjes në protestat e vitit 2023 në veri të vendit.

Por vëmendja kryesore mbetet te orët në vijim. Burime tregojnë se një seancë e re për votimin e qeverisë, e cila mund të pasohet menjëherë nga një tjetër seancë për zgjedhjen e presidentit të vendit. Ndërkohë që LDK-ja duket se ka arritur një marrëveshje për të qenë e pranishme në seancën e qeverisë, mbetet një pikëpyetje e madhe nëse numrat do të sigurohen për zgjedhjen e kreut të shtetit dhe nëse grupi i deputetëve të saj do të qëndrojë në sallë. Mbetet për t'u parë nëse skena politike në Kosovë do të arrijë të mbyllë të gjithë sagën e krijimit të institucioneve brenda një pasditeje të vetme, apo nëse kriza do të thellohet edhe më tej.

Edvin Parruca: Atëherë, ne e kemi ndjekur drejtpërdrejt seancën e parlamentit të konstituimit, mirëpo një përshkrim tani më të hollësishëm, ajo se çfarë ishte, si u vendos tani që u konstituua për shembull kuvendi, megjithëse PDK-ja nuk ka marrë pjesë në këtë seancë. Çfarë ka ndodhur me ndryshimin e qëndrimeve të Vetëvendosjes, të partive të tjera?

Albionë Zhitia: Po në fakt qysh nga dita e djeshme është kumtuar në orët e vona, po e themi kështu, një mbledhje që e ka mbajtur Lëvizja Vetëvendosje në kryesinë e saj dhe kanë vendosur që të përkrahin kandidaturat e Partisë Demokratike të Kosovës për nënkryetar të kuvendit po ashtu dhe të LDK-së për nënkryetar të kuvendit. Pra që ishin kandidaturat Vlora Çitaku nga PDK-ja dhe Kujtim Shala nga LDK-ja. Ky i fundit sot ka arritur të marrë votat e nevojshme për nënkryetar të kuvendit, mirëpo Vlora Çitaku nga PDK-ja nuk është kandiduar, më saktë vetë Partia Demokratike nuk ka pranuar të marrë pjesë në seancën e ditës së sotme për faktin në arsyetimin e tyre që qëndrimet e Vetëvendosjes tashmë, janë lojëra politike dhe nuk janë për zhbllokim të ngërçit politik. Për më tepër ata kanë theksuar që do t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe se presin vendimin e Kushtetueses për të sqaruar gjithë këtë situatë politike për të cilën po ballafaqohemi duke pasur parasysh që tashmë që nga zgjedhjet e 7 qershorit kanë kaluar shumë afate ligjore për konstituimin e kuvendit por edhe zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës. Prandaj edhe PDK-ja ka vendosur të mos jetë e pranishme në këtë seancë.

…Po sot, mund të kemi sërish një seancë tjetër për zgjedhjen e presidentit. Pra gjatë ditës së sotme ne mund të kemi një qeveri të konstituuar po ashtu dhe mund të kemi zgjedhjen e një presidenti. Nuk dihet nëse për presidentin do të qëndrojnë dhe do të marrin pjesë edhe partitë opozitare ku përfshihet PDK-ja si partia e dytë e dalur nga zgjedhjet e 7 qershorit dhe AAK-ja si partia e katërt. Për shkak se numrat tashmë duhet të jenë të pranishëm në zgjedhjen e presidentit, arsyeja për të cilën ne sot ende nuk kemi një qeveri të krijuar dhe teksa sot mund të kemi një kuvend të konstituuar. Kjo mbetet të shihet nëse do të marrin pjesë për shkak sepse po e themi e kemi këtë informacion nga burimet tona, mirëpo ende nuk është konfirmuar nga administrata e kuvendit nëse është thirrur një séance.

Edvin Parruca: Pra mund të kemi zgjedhje për herë të katërt, po mund edhe t'i zgjidhim të gjitha për një pasdite të diele, në varësi të kompromisit që bëhet. Albionë, një pyetje, një nga herët e kaluara të kësaj situate në kuvend ku nuk po zgjidhej dot atëherë nënkryetari serb, nënkryetari nga pakica serbe apo jo i kuvendit, u quajt i pamundur konstituimi i kuvendit. Pse këtë herë tani që nuk zgjidhet nënkryetari nga PDK-ja quhet i konstituuar kuvendi i Kosovës edhe pa një nënkryetar të zgjedhur?

Albionë Zhitia: Atëherë për të bërë një sqarim, ne kemi një vendim, një aktvendim faktikisht të Gjykatës Kushtetuese ku ka dhënë sqarime pikërisht për keto raste. Pikërisht pas këtij rasti që ndodhi në 2015-ën për bllokimin e zgjedhjes së një nënkryetari nga Lista Serbe. E sot është vendosur që të zgjidhet një nënkryetare nga kjo parti, është një dekane e fakultetit të Prishtinës të paktën ata e quajnë ashtu në filialin e tij në Mitrovicën e Veriut. Është një emër i cili nuk është korresponduar me ndonjë akt terrorizmi deri më tani siç janë të përfshirë emra të tjerë, deputetë të tjerë të cilët janë të zgjedhur në Kuvendin e Kosovës nga Lista Serbe për shkak se janë votuar në zgjedhjet e qershorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco