E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulme në Ngushticën e Hormuzit, përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i naftës

Ilustrim · Vizion Plus

Një anije është goditur nga një predhë teksa po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit. Pas sulmit në mjetin lundrues shpërtheu zjarri dhe ekuipazhi u evakuua.

Ngjarja vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm.

Arabia Saudite mbylli përkohësisht një tubacion të rëndësishëm nafte pas një sulmi me dron.

Tubacioni, i gjatë rreth 1,200 kilometra, transporton miliona fuçi nafte çdo ditë dhe është një nga rrugët kryesore për eksportet saudite.

Sulmet dhe pasiguria në rajon ndikuan edhe te tregjet e energjisë. Çmimi i naftës Brent është ngjitur mbi 100 dollarë për fuçi.

Për sulmin ndaj tubacionit nuk ka ende një grup që të marrë përgjegjësinë.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani mund të jetë pas kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, përplasjet mes Arabisë Saudite dhe rebelëve Huthi në Jemen vazhdojnë. Huthit raportuan për sulme ajrore saudite, ndërsa Arabia Saudite sqaroi se goditjet me raketa shkaktuan të plagosur dhe dëme materiale.

Nëse sulmet ndaj anijeve dhe infrastrukturës energjetike vazhdojnë, çmimet e naftës dhe karburanteve mund të rriten në nivele të panjihura më parë.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.