Një lajm i bukur ka ardhur së fundmi nga moderatorja e njohur shqiptare, Nevina Shtylla, e cila ka bërë të ditur se është në pritje të ëmbël.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë moderatorja përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, ndërsa mban duart mbi barkun e rrumbullakosur.
Postimit, Nevina e ka shoqëruar me një mbishkrim të shkurtër dhe domethënës: “Sekreti më i ëmbël që kam mbajtur ndonjëherë.”
Videoja ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj, të cilët kanë shprehur gëzimin për këtë kapitull të ri në jetën e Nevinës.
Kujtojmë se në vitin 2023, Nevina Shtylla konfirmoi se kishte marrë një propozim për martesë nga partneri i saj. Një vit më vonë, ajo deklaroi se martesa nuk ishte ende pjesë e planeve të afërta të çiftit.
