Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Debate të forta mes Edi Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, ndërhyn edhe aktorja Egla Ceno, përfaqësuesit e Poliçanit braktisin sallën

Shkruar nga Newsbomb
Debate të forta mes Edi Ramës dhe kryebashkiakut të
Rama-Ceno-Zotkaj

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të diel një takim në Berat në kuadër të diskutimeve sa i përket Reformës së re Territoriale, të propozuar nga mazhoranca socialiste. Kjo dëgjesë e mabjtur në ambientet e një prej hoteleve të qytetit, u shoqërua me debate dhe tensione mes kreut të qeverisë dhe një grup qytetarësh të ardhur nga Poliçani.

E pranishme në sallë ka qenë edhe aktorja Egla Ceno e cila ka pasur një përplasje me kryeministrin. Burime për mediat bëjnë me dije se takimi nisi me prezantimin e bërë nga ministri Ervin Demo, teksa pas përfundimit të fjalës së tij, përfaqësuesit e Poliçanit kërkuan fjalën për të paraqitur shqetësimet e tyre, një prej tyre ka qenë dhe Ceno.

Mirëpo, gjatë këtij diskutimi situata është tensionuar pas një reagimi nga vetë kreu i qeverisë ndaj qytetarëve.  Debati vijoi më pas edhe me kryebashkiakun e Poliçanit, Adriatik Zotkajn si dhe me aktoren.

Përplasjet kanë bërë që përfaqësia e ardhur nga Poliçani të largohej nga salla, duke ndërprerë pjesëmarrjen në dëgjesën për Reformën Territoriale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese