Kosovë/ Zbardhet përbërja e qeverisë së re, 20 emrat e kabinetit “Kurti 4”

13 Shtator 2026, 15:40Rajoni TEMA
Kosovë/ Zbardhet përbërja e qeverisë së re, 20 emrat e

Është bërë publike përbërja e propozuar e qeverisë së re “Kurti 4”, e cila pritet t’i nënshtrohet votimit në Kuvendin e Kosovës.

Në kabinetin e ri, Glauk Konjufca është propozuar zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërsa Donika Gërvalla do të mbajë postin e zëvendëskryeministres së dytë dhe ministres së Drejtësisë. Fikrim Damka është propozuar zëvendëskryeministër për çështjet e pakicave dhe bashkëpunimin.

Hekuran Murati mbetet në krye të Financave, Ejup Maqedonci në Mbrojtje, Xhelal Sveçla në Punët e Brendshme, Arben Vitia në Shëndetësi dhe Artane Rizvanolli në Ekonomi.

Përbërja e propozuar e qeverisë “Kurti 4” është:

Glauk Konjufca – zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës;
Donika Gërvalla – zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë;
Fikrim Damka – zëvendëskryeministër për çështjet e pakicave dhe bashkëpunim;
Hekuran Murati – ministër i Financave;
Andin Hoti – ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare;
Ejup Maqedonci – ministër i Mbrojtjes;
Xhelal Sveçla – ministër i Punëve të Brendshme;
Lulëzon Jagxhiu – ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit;
Arben Vitia – ministër i Shëndetësisë;
Hajrullah Çeku – ministër i Arsimit dhe Shkencës;
Saranda Bogujevci – ministre e Kulturës dhe Turizmit;
Blerim Gashani – ministër i Sportit dhe Rinisë;
Elbert Krasniqi – ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal;
Fitore Pacolli – ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;
Armend Muja – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;
Dimal Basha – ministër i Infrastrukturës dhe Transportit;
Mimoza Kusari – ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit;
Artane Rizvanolli – ministre e Ekonomisë;
Nenad Rashiq – ministër për Komunitete dhe Kthim;
Rasim Demiri – ministër për Zhvillim Rajonal.

Lini një Përgjigje