Përleshje mes 15 personash në Athinë, plagoset 40-vjeçari. Në pranga shqiptari dhe dy të tjerë
13 Shtator 2026 |
16:08
Një përleshje e dhunshme ku përfshiheshin afërsisht 15 persona u regjistrua të shtunën në Athinë, Raportohet se pas ngjarjes policia ka arritur të arrestojë 3 persona mes tyre edhe një shqiptar.
Sipas policisë greke ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në kryqëzimin e rrugëve Lefkados dhe Evelpidon. Gjatë përleshjes, një 40-vjeçar indian u plagos me një objekt të mprehtë në stomak dhe kofshë, dhe u transportua në spital.
Dy grekë, të moshës 26 dhe 30 vjeç, si dhe një shqiptar 36-vjeçar, u arrestuan në lidhje me këtë rast, dhe kundër tyre u ngrit një padi për lëndim të rrezikshëm trupor të kryer në bashkëpunim. Autoritet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në përleshje.
Lajme të Sugjeruara
Dyshimet për një dron mbyllën aeroportin e Vilniusit, Lituania sqaron se çfarë kapi radari që alarmoi vendin
Lituania ka reaguar duke sqaruar se alarmi për një dron të dyshuar në hapësirën e saj ajrore që i shtyu autoritetet të mbyllnin aeroportin e...
Ish-kancelari Osborne: Mbretëria e Bashkuar të ribashkohet me bashkimin doganor të BE-së dhe të nxisë tregtinë
Ish-kancelari George Osborne ka deklaruar se ekonomia e Britanisë ka “rënë nga një shkëmb” që nga Brexit dhe se ribashkimi me bashkimin doganor të Bashkimit...
Suedia voton, e djathta ekstreme synon të marrë rolin në qeverisje
Suedezët po votojnë të dielën për të zgjedhur parlamentin e ri, në një garë të ngushtë që mund të forcojë ndjeshëm të djathtën ekstreme dhe,...
- 15:57 Trump: Nuk më intereson nëse vendet e Gjirit do të takohen me Iranin për të diskutuar për Hormuzin
- 15:55 Kremlini: Bisedimet trepalëshe SHBA-Rusi-Ukrainë mund të zhvillohen në tetor
- 15:43 Dyshimet për një dron mbyllën aeroportin e Vilniusit, Lituania sqaron se çfarë kapi radari që alarmoi vendin
- 15:32 Ish-kancelari Osborne: Mbretëria e Bashkuar të ribashkohet me bashkimin doganor të BE-së dhe të nxisë tregtinë
- 15:29 Albin Kurti prezanton kabinetin e ri të ministrave (Emrat)
- 15:21 Obama: Inteligjenca artificiale po evoluon me shpejtësi, rrezik nëse nuk vihet nën kontroll