Kosova me Qeveri të re! Me 62 vota pro, Kuvendi miraton kabinetin e Albin Kurtit

13 Shtator 2026, 16:16Rajoni TEMA
Kosova me Qeveri të re! Me 62 vota pro, Kuvendi miraton kabinetin e Albin

Kosova ka zyrtarisht Qeverinë e re. Kuvendi miratoi kabinetin e drejtuar nga Albin Kurti me 62 vota pro dhe 8 kundër, duke i dhënë liderit të Vetëvendosjes një mandat të ri në krye të ekzekutivit.

Votimi u zhvillua në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, e thirrur vetëm pak orë pasi Albulena Haxhiu mandatoi Kurtin për formimin e Qeverisë, pas konstituimit të legjislaturës së re.

Në sallë ishin të pranishëm 70 deputetë. Për kabinetin e ri votuan deputetët e Vetëvendosjes, Listës Serbe dhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk morën pjesë në seancë. PDK dhe Aleanca e cilësuan procesin jokushtetues, ndërsa LDK kishte bërë të ditur më herët se nuk do ta mbështeste Qeverinë Kurti.

Lini një Përgjigje