Samiti BRICS, udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Iranit takohen për herë të parë që nga nisja e luftës

13 Shtator 2026 | 16:20

Udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Iranit janë takua në samitin e BRICS për herë të parë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme.

Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, u takua të dielën me presidentin iranian Masoud Pezeshkian gjatë samitit të BRICS në Indi, disa javë pasi Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan pezullimin e marrëdhënieve tregtare dhe financiare me Teheranin.

Zyra e Medias në Abu Dhabi tha se të dy udhëheqësit theksuan rëndësinë e mbështetjes së përpjekjeve për të ulur tensionet dhe për të forcuar stabilitetin rajonal.

E njëjta deklaratë riafirmoi angazhimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për dialog dhe bashkëpunim rajonal. Raporti i takimit të së shtunës nuk njoftoi ndonjë ndryshim në kufizimet tregtare apo ndonjë marrëveshje specifike midis dy vendeve.

Ish-kreu i departamentit të kërkimit të inteligjencës ushtarake të Izraelit, Danny Citrinowicz, shpjegoi në një postim në X se pavarësisht të gjitha armiqësive midis Abu Dhabit dhe Teheranit, qasja në zhvillim e sipër e Gjirit, dhe veçanërisht e Emirateve të Bashkuara Arabe, është gjithnjë e më e qartë: menaxhoni rrezikun iranian në vend që ta shtyni Teheranin në një cep.

“Kjo nuk do të thotë besim. Rindërtimi edhe i një niveli bazë besimi midis dy palëve do të zgjasë me vite. Por nga perspektiva e Abu Dhabit, ruajtja e kanaleve me Teheranin është në vetvete një formë mbrojtjeje strategjike. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pak interes të bëhen një shtet në vijën e frontit në një luftë tjetër rajonale”, tha analisti izraelit i sigurisë.

Pezeshkian tha se ministrat e jashtëm arabë do të takohen në Muscat të hënën për të nënshkruar një marrëveshje që krijon një rrugë të përbashkët detare Iran-Oman përmes Ngushticës së Hormuzit, duke shpërfillur qëndrimin e bashkuar të vendeve të Gjirit se ngushtica duhet të jetë e hapur për lundrim të lirë ndërkombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam rritur me Shqiptarët”, Cardi B pozon me simbolin e shqiponjës dykrenare

 Cardi B ka tërhequr vëmendjen me një gjest të veçantë ndaj shqiptarëve, duke pozuar me simbolin e shqiponjës dykrenare. Ajo shihet duke formuar shqiponjën me...
16:14 | 13/09/2026

Trump: Nuk më intereson nëse vendet e Gjirit do të takohen me Iranin për të diskutuar për Hormuzin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se nuk i intereson nëse vendet e Gjirit do të takohen me Iranin të hënën për të diskutuar të...
15:57 | 13/09/2026

Kremlini: Bisedimet trepalëshe SHBA-Rusi-Ukrainë mund të zhvillohen në tetor

Rusia nuk e përjashton mundësinë e mbajtjes së bisedimeve trepalëshe mbi Ukrainën në tetor. Kjo u bë e ditur për gazetarët nga zëdhënësi i Kremlinit,...
15:55 | 13/09/2026