Ronaldo Nazario ka bërë një rrëfim disi të papritur për pasionin e tij të ri. Ish-ylli brazilian, i njohur në mbarë botën si “Fenomeni”, ka zbuluar se kohët e fundit po ndjek më shumë tenisin sesa futbollin.
Ronaldo ishte i pranishëm në tribunat e US Open, në Nju Jork, ku ndoqi nga afër finalen e femrave, të fituar nga Elena Rybakina kundër Aryna Sabalenkës. Me këtë rast, ai foli për marrëdhënien e tij me tenisin dhe theksoi se futbolli mbetet pjesë e pandashme e jetës së tij.
“Futbolli nuk më mërzit. Është jeta ime dhe do ta ndjek gjithmonë, por tani po ndjek pak më shumë tenisin se futbollin. Tenisi është futur në zemrën time”, deklaroi Ronaldo.
Braziliani tregoi gjithashtu admirimin e veçantë për Jannik Sinner. Duke krahasuar situatën e futbollit italian me sukseset e tenistëve, Ronaldo u shpreh:
“Për futbollin italian është një periudhë shumë e vështirë. Shpresojmë që të ndryshojë sa më shpejt. Ndërsa tenisi është i mrekullueshëm. Ka shumë tenistë italianë që po bëjnë mirë, veçanërisht Jannik Sinner. Kam një simpati dhe admirim të jashtëzakonshëm për të dhe shpresoj ta shoh së shpejti një ndeshje të tij.”
Në fund, Ronaldo dha edhe parashikimin e tij për finalen e meshkujve në US Open, ku sipas tij favoriti është Alexander Zverev, ndonëse pranoi se Ben Shelton po zhvillon një turne shumë të mirë.
“Do të thosha Zverev, edhe pse Shelton po luan shumë mirë”, përfundoi ish-sulmuesi brazilian.
© SYRI.net
Valencia shkarkon njëkohësisht tajnerin dhe drejtorin sportiv, revolucion në klub
Alarm tek Atlético, Julián Álvarez mungon ndaj Real Sociedadit
Parada e VIP-ave në Madrid: Nadal dhe Beckham mes të pranishmëve, dominon Real MadridiBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: