• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Angli/ Agjencia imobiliare përdorej për kultivimin e kanabisit, në pranga drejtori dhe disa shqiptarë

by Lajm Lajm
September 13, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Angli/ Agjencia imobiliare përdorej për kultivimin e kanabisit, në pranga drejtori dhe disa shqiptarë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një agjent imobiliar në Angli është dënuar me 8 vite e 4 muaj burg pasi përdori biznesin e tij për t’i siguruar një rrjeti kriminal prona që shndërroheshin në ambiente për kultivimin e kanabisit.

Mes personave të përfshirë në këtë rrjet kishte edhe shtetas shqiptarë.

Bëhet fjalë për drejtorin e agjencisë imobiliare “Condor Estates”, Sarfraz Farooq, 46 vjeç, i cili përdorte aktivitetin e tij për të siguruar prona dhe për të krijuar kontrata të falsifikuara qiraje.

Hetimi i policisë britanike, i zhvilluar në kuadër të operacionit “Costello”, zbuloi një rrjet që kishte ngritur ambiente për kultivimin e kanabisit në disa prona në Luton dhe Milton Keynes.

Në vitin 2024, autoritetet kontrolluan 20 prona.

Në 19 prej tyre u gjetën ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit, ndërsa në një tjetër u zbuluan pajisje hidroponike të përdorura për këtë aktivitet. Në total u sekuestruan rreth 2 mijë bimë kanabisi.

Sipas autoriteteve britanike, vlera e kanabisit të sekuestruar llogaritej deri në 800 mijë paund, ndërsa prodhimi i plotë i këtyre ambienteve mund të gjeneronte më shumë se 2 milionë paund në një periudhë prej 12 muajsh.

Në qendër të skemës ishte agjencia imobiliare, përmes së cilës siguroheshin banesat.

Farooq përdorte kontrata dhe dokumente të falsifikuara, ndërsa pronarëve u paraqiteshin marrëveshje dhe pagesa qiraje që nuk pasqyronin përdorimin real të pronave.

Mes personave të dënuar është edhe shqiptari Uan Gogu, 42 vjeç, i cili kishte rol në përshtatjen e ambienteve dhe instalimin e pajisjeve hidroponike.

Ai u dënua me 6 vite e 6 muaj burg. Sipas hetimit, Gogu ishte përfshirë edhe në manipulimin e matësve të energjisë elektrike.

Në disa prej pronave pati edhe probleme me energjinë elektrike, ndërsa ndërhyrjet e paligjshme në matës u lidhën me zjarre në tri banesa.

Të tjerë persona të përfshirë në rrjet morën dënime më të shkurtra ose dënime të pezulluara, ndërsa një prej tyre u përfshi në pastrimin e parave përmes blerjes me para në dorë të një prone që më pas u përdor për kultivimin e kanabisit.

Tags: agjensi imobilareanglikanabis
Previous Post

Zjarr në një banesë në Fushë-Krujë, digjet çatia

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Angli/ Agjencia imobiliare përdorej për kultivimin e kanabisit, në pranga drejtori dhe disa shqiptarë

Angli/ Agjencia imobiliare përdorej për kultivimin e kanabisit, në pranga drejtori dhe disa shqiptarë

September 13, 2026
Zjarr në një banesë në Fushë-Krujë, digjet çatia

Zjarr në një banesë në Fushë-Krujë, digjet çatia

September 13, 2026
Zgjidhet qeveria e re e Kosovës, Kurti merr mandatin si kryeministër! Prezantohet kabineti i ri

Zgjidhet qeveria e re e Kosovës, Kurti merr mandatin si kryeministër! Prezantohet kabineti i ri

September 13, 2026
Çmimet lart, pazaret poshtë/ Dy anët e tregut të banesave

Çmimet lart, pazaret poshtë/ Dy anët e tregut të banesave

September 13, 2026
Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

September 13, 2026
“Qepeni gojën”/ Përplasje për shkrirjen e bashkisë në Poliçan, qytetarët braktisin takimin e Ramës

“Qepeni gojën”/ Përplasje për shkrirjen e bashkisë në Poliçan, qytetarët braktisin takimin e Ramës

September 13, 2026
DETAJE nga tritoli në Shkodër/ Autori u maskua si korrier picash, objektiv vëllai i mësuesit ?

DETAJE nga tritoli në Shkodër/ Autori u maskua si korrier picash, objektiv vëllai i mësuesit ?

September 13, 2026
Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

September 13, 2026
Vila luksoze në Palasë/ Preventivët në kompjuterët e “Atelier 4” nxorën zbuluar Ballukun

Vila luksoze në Palasë/ Preventivët në kompjuterët e “Atelier 4” nxorën zbuluar Ballukun

September 13, 2026
“Sot marrin 280% më shumë se administrata”/ Rama reagon sërish për pagat e gjyqtarëve: Është gati 2 mijë euro më e lartë se ajo e Presidentit

“Sot marrin 280% më shumë se administrata”/ Rama reagon sërish për pagat e gjyqtarëve: Është gati 2 mijë euro më e lartë se ajo e Presidentit

September 13, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë, automjetin më pas e hodhën në lumë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zjarr masiv në Fier/ Flakët përpijnë me shpejtësi pyllin e Çërrilës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL