Policia turk bastis bare dhe shtëpi të aktivistëve të komunitetit LGBTQ+, arrestohen 47 persona

13 Shtator 2026 | 17:05

Policia turke kreu bastisje dhe 47 arrestime herët mëngjesin e kësaj të diele në bare dhe shtëpi të aktivistëve LGBTQI+, njoftuan autoritetet dhe një nga shoqatat e synuara.

“Brenda kuadrit të operacioneve ‘Familja ime është e sigurt’ të kryera në bashkëpunim me forcat tona të policisë dhe xhandarmërisë, u ngritën procedura ligjore kundër 162 të dyshuarve, 9 shoqatave dhe 13 kompanive në gjithsej 15 provinca , përfshirë ato të Stambollit dhe Ankarasë, shkroi Ministri turk i Drejtësisë Akin Gurlek në X.

Ministri nuk specifikoi se sa persona janë arrestuar, por theksoi se këto operacione janë pjesë e “Dekadës së Familjes”, e shpallur nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan për të mbrojtur fëmijët, institucionin e familjes dhe rendin shoqëror.

Në Stamboll, policia bastisi një bar dhe një klub nate të konsideruar si strehë për komunitetin LGBTQ+.

Homoseksualiteti nuk është kriminalizuar në Turqi, por homofobia është e përhapur edhe në krye të shtetit, pasi presidenti Erdogan i përshkruan rregullisht personat LGBTQ+ si “pervers” dhe i akuzon ata si përgjegjës për rënien e shkallës së lindjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Apokalips teknologjik në 6 muaj”, studiuesi i IA-së jep alarmin

Një studiues i inteligjencës artificiale, i cili braktisi kompaninë e njohur “Anthropic”, ka deklaruar se njerëzit që punojnë në fushën e teknologjisë janë seriozisht të...
16:53 | 13/09/2026

Trump me mesazh për Zelensky-n: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për përfundimin e luftës me Iranin, duke shprehur bindjen se konflikti do të mbyllet brenda këtij viti. Në të...
16:51 | 13/09/2026

Izraeli zgjeron operacionet ushtarake në Siri pavarësisht bisedimeve

Ushtria izraelite ka zgjeruar operacionet e saj ushtarake në provincat jugore siriane të Damaskut Rural, Quneitra dhe Deraa. Një patrullë e forcave izraelite me katër...
16:31 | 13/09/2026