‘Një shtator i mbrapshtë për Ramën’, Gjokutaj: Pagat e gjyqtarëve, një skenar i mirëkalkuluar politik

16:56, 13/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përplasja e ashpër institucionale që ka përfshirë sistemin e drejtësisë dhe qeverinë, ka zbuluar një krizë të thellë që lidhet drejtpërdrejt me portofolet e gjyqtarëve dhe manovrat politike të pushtetit.

I ftuar në intrervistën e edicionit të pasdites në Syri Tv, avokati Genc Gjokutaj shprehet se në thelb të konfliktit qëndron formula ligjore që barazon pagat e gjyqtarëve me ato të drejtorëve të përgjithshëm të qeverisë.

Sipas tij, kur ekzekutivi vendosi të rrisë pagat e zyrtarëve të tij të lartë, gjyqtarët u lanë jashtë kësaj skeme, duke shkaktuar një reaksion zinxhir ankesash dhe betejash ligjore.

Pavarëisht betejave ligjore, theksoi Gjokutaj dhe në mungesë të veprimit të Kuvendit, Këshilli i Lartë Gjyqësor mori përsipër të zbatojë vendimin e Kushtetueses, duke nxitur akuzat e qeverisë për tejkalim kompetencash.

Gjokutaj e shesh këtë ngërç të krijuar, jo thjesht si një thjesht problem burokratik apo financiar, por si një skenar të mirëkalkuluar politik.

Sipas tij, kryeminisrtri Rama po e mban qëllimisht gjallë këtë konflikt për të krijuar një tymnajë që shpërqendron vëmendjen nga aferat e tjera, teksa paralelisht përdor çështjen e pagave si një mjet shantazhi dhe imponimi ndaj sistemit të drejtësisë.

Për Gjokutajn, mesazhi politik nënkuptohet qartë: nëse gjyqtarët duan rritje pagash, duhet t'i binden vullnetit të atyre që kontrollojnë buxhetin.

Përfundimisht pagat e gjykatësve janë të barazuara me pagat e drejtorëve të përgjithshëm të qeverisë dhe është ruajtur, ky korrelacion është ruajtur, kjo balancë e këtyre pagave dhe një ditë të bukur qeveria i rriti rrogat e drejtorëve, të drejtorive dhe këtu ka filluar edhe si të themi, kërkimi i gjyqtarëve që përderisa në bazë të ligjit paga e tyre barazohet me një pagë të këtyre zyrtarëve, rritja e pagës së atyre zyrtarëve automatikisht duhet të sillte rritjen e pagës së gjyqtarëve. Dhe kjo bëhej me një akt të vetëm, pra në qoftë se ti ngre një kategori të caktuar pavarësisht se janë drejtorë drejtorish, gjyqtarë por për nga pikëpamja e pagës së tyre ata barazohen në kuptim të ligjit, unë mendoj dhe logjika financiare ta do që të gjitha këto nivele që barazohen sa i përket madhësisë së pagës, pra shumës së saj, ato duhet të ngrihen me një akt të vetëm sipas ligjit që i ka krijuar dhe nuk ka pasur deri më sot probleme të kësaj natyre.

Problemi lindi kur pagat e drejtorëve u rritën dhe pagat e gjyqtarëve nuk u rritën. Dhe gjyqtarët, me sa di unë, më korrigjoni nëse unë jam gabim, i janë drejtuar, i janë drejtuar qeverisë, për në lidhje me këtë edhe Kuvendit në lidhje me këtë për ta barazuar pagën e tyre me atë të drejtorëve të drejtorisë me të cilin i kishte barazuar më herët ligji. Dhe më thonë që, të paktën edhe një herë them me rezervën që më korrigjoni, që kanë marrë një përgjigje refuzuese. Dhe gjyqtarët në atë qëndrimin e tyre, duke konsumuar të gjitha hallkat që ligji parashikon, i janë drejtuar pastaj Gjykatës Kushtetuese. Gjykatë e cila ka marrë një vendim, por që nuk është zbatuar nga Kuvendi. Dhe në logjikën e Këshillit të Lartë Gjyqësor, unë po bëj një rezyme çfarë ka ndodhur, është thënë as më shumë e as më pak, që kur Kuvendi nuk e zbaton ligjin e Gjykatës Kushtetuese, atëherë përkohësisht këtë punë e bën Këshilli i Lartë Gjyqësor, sepse është absurde të mendosh që gjyqtarët të mbeten pa paga.

Vijmë te ky ngërçi që zoti Rama e ka për shumë qejf dhe që këtu problemi për mua nuk është mospagimi i gjyqtarëve apo problemi i mirëfilltë financiar apo devijancë nga rruga kushtetuese e ligjore apo mungesë vullneti e të tjerë e të tjerë. Ky është një ngërç të cilin zoti Rama e ngjiz pikërisht tashti, siç po vepron me shumë afera të tjera, pasi siç dihet shtatori ka nisur i mbrapshtë për të. Dhe ajo është e njëjta skemë, është e njëjta skenografi, që ai do ta mbajë në këmbë këtë debat dhe thotë që nuk jam kundra rritjes së pagave të gjyqtarëve, por thotë ato do të bëhen sipas ligjit nëpërmjet Kuvendit. Kuvend të cilin ai duke e mbledhur si maxhorancë do ta trajtonte dhe ta kishte zgjidhur këtë problem. Mirëpo zgjidhja e problemeve sipas ligjit i heq Ramës nga dora atë mjetin me të cilin ai krijon tymnajën në kushte krize politike. Dhe jemi pikërisht këtu në këtë ulli, le të shikojmë se çdo të bëjë zoti Rama me pagat e gjyqtarëve.

Do të shikojmë dhe shumë shpejt ne do të marrim vesh që nëse prapë Parlamenti nuk do të angazhohet në implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, atëherë përsëri zgjidhja e çështjes do të jetë Gjykata Kushtetuese. E cila do të gjykojë nëse veprimi i KLGJ-së ishte zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në kushtet e mosveprimit të Kuvendit, apo kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencës së KLGJ-së në këtë rast. Sepse kjo është nyja gordiane, që gjyqtarët pretendojnë se kanë zbatuar vendimin e Kushtetueses në mungesë të veprimit të Kuvendit, ndërkohë që qeveria thotë që KLGJ-ja ka tejkaluar kompetencat e saj. Dhe ky është një standard kushtetues të cilin duhet ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese përsëri si gjykata fundore e cila i jep fund konflikteve të këtij lloji edhe duke përfshirë edhe këtë të pagave të gjyqtarëve që ka lindur tashmë. Tashti vijmë te pjesa tjetër. Ndodhi kjo ngjarje, por sa e drejtë është ngritja, sa proporcionale është ngritja e pagave të këtyre gjyqtarëve, që për hir të së vërtetës shumica e tyre janë në mos të them të gjithë të kapur pikërisht nga ky që nuk i paguan dhe bën sikur s'i paguan.

Edhe e mban në dorën e tij për t'ju treguar që shikoni, pagat tuaja i kam unë në dorë. Pra dhe kjo është një mënyrë imponimi, e kupton? Një mënyrë për t'i thënë që shikoni, nëse doni paga, pagat i keni këtu. E para, dhe e dyta, unë mendoj që në ato raporte, e dini ju Armela që një gjyqtar në Itali merr 3000 euro rrogë? Dhe gjyqtarët tanë të cilët i kanë 80% të çështjeve të prishura në Strasburg duan të marrin trefishin e pagës së italianëve. Edhe kjo është e zhdrejtë, jo proporcionale, jo logjike, është edhe jo etike, dhe jo ligjore. Sepse unë sigurisht, puna e kualifikuar duhet të paguhet, dhe nëse ne do ishim në një nivel të tillë të zbatimit të ligjit nga ana e gjyqtarëve tanë, atëherë mund të kishin edhe paga po pse jo të barabarta me Bashkimin Evropian. Mirëpo me këtë lloj gjykate që zbaton dy standarde, që arreston njerëz periferikë dhe nuk godet korrupsionin e të gjitha, kërkosh rritje të tilla pagash, duke mos gjykuar dhe duke mos justifikuar pagën që ke, e jo më të kërkosh shtesë, me një mosveprim të tillë të gjykatës. Kjo pastaj kërkon një debat më të gjerë se mjedisi juridik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco