Lajmi i fundit

LIVE/ Syri i Botës

Laçi mposht Vllazninë në një ndeshje të tensionuar, kaos në fund

Laçi mposht Vllazninë në një ndeshje të tensionuar, kaos në fund

18:18, 13/09/2026

Laçi ka triumfuar 2-0 ndaj Vllaznisë në javën e katërt të Abissnet Superiores, në një sfidë që u shoqërua me tension dhe ndërprerje të gjata.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa Laçi e gjeti avantazhin vetëm pak minuta pas rifillimit. Në minutën e 50-të, Cena përfitoi nga një aksion i shpejtë dhe, pas pasimit të Traores, goditi saktë në shtyllën e largët për të kaluar kurbinasit në avantazh.

Moment vendimtar ishte minuta e 71-të, kur mesfushori i Vllaznisë, Mehmeti, u ndëshkua me karton të kuq. Vendimi shkaktoi protesta të shumta nga futbollistët dhe stafi shkodran, pasi ata pretenduan se nuk kishte pasur faull.

Pas kartonit të kuq, situata u tensionua edhe më shumë. Ndeshja u ndërpre për disa minuta, pasi nga tribuna u hodh një send në drejtim të fushës. Gjyqtari Cjapi kërkoi që një pjesë e tribunës të boshatisej përpara se loja të rifillonte.

Pas rreth 19 minutash shtesë, Laçi vulosi fitoren në fund. Në minutën e 89-të, Traore realizoi golin e dytë, duke shfrytëzuar një harkim të Azizit dhe duke dërguar topin në shtyllën e dytë.

Vllaznia pati disa tentativa për të reaguar, por nuk arriti të gjente golin. Në fund, Laçi mori tri pikët në një sfidë të mbyllur mes tensionit, kartonit të kuq dhe kaosit në tribuna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco