Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shkarkoi besniken e Evis Salës dhe emëroi zv.kryetaren e Krujës, Klodiana Spahiu pas akuzave se ajo është kushërira e Linda Ramës: Mënyrë e vjetër për ta goditur (REAGIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Shkarkoi besniken e Evis Salës dhe emëroi zv.kryetaren e Krujës,
Klodiana Spahiu dhe Yllka Kukalaj

Ministrja e re e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, vendosi që një ditë më parë, me firmën e saj të shkarkonte administratoren e Operatorit të Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit, Arisa Canen. Pas këtij shkarkimi, vendin e saj e ka zënë nënkryetarja e Bashkisë së Krujës, Yllka Kukalajt.

E menjëherë pas këtyre ndryshimeve akuza të shumta kanë ardhur nga kampi opozitar. Ka qenë deputeti Bardh Spahia ai i cili e ka akuzuar ministren e re se është e “nënshtruar” ndaj kryeministrit dhe se emëroi në këtë post pikërisht kushërirën e bashkëshortes së tij.

Mirëpo këtyre akuzave të demokratit, ministrja ka zgjedhur t’i përgjigjet duke vendosur përballë eksperiencën profesionale të Kukulajt. Sipas saj, emërimi i Kukalajt është bërë mbi bazën e eksperiencës së saj në administrimin financiar dhe në drejtimin e një institucioni shëndetësor, veçanërisht në periudha të vështira për sistemin, përfshirë këtu dhe tërmetin.

Spahiu ka kundërshtuar gjithashtu mënyrën se si është trajtuar publikisht emërimi, duke argumentuar se një drejtues i ri duhet të vlerësohet për punën që kryen dhe rezultatet që sjell, dhe jo për lidhjet familjare që mund t’i atribuohen. 

“Yllka Kukalaj do të gjykohet për atë që bën në OSHISH, si çdo drejtues tjetër që do të emëroj. Me mua profesionisti vjen përpara paragjykimit dhe qytetari vjen përpara koncesionit. Prandaj Yllka Kukalaj në drejtim dhe prandaj edhe rishikimi i imët i një procedure të gjetur të hapur mbrapsht.  Këtë metodë di. Për këtë metodë kam ardhur. Nga kjo metodë nuk heq dorë”, ka shkruar ministrja ndër të tjera, duke e bërë të qartë kështu se nuk tërhiqet nga mënyra e saj e qeverisjes dhe se në qendër të vendimmarrjes së saj është profesionalizmi.

Shkarkoi besniken e Evis Salës dhe emëroi zv.kryetaren e Krujës,
Akuzat e deputetit demokrat

Postimi i plotë ministres: 

Z. Bardh Spahia ka pyetur publikisht për emërimin e Yllka Kukalajt. Ka të drejtë të pyesë. Unë kam detyrë të përgjigjem.

Pse Yllka Kukalaj?

Sepse në atë detyrë nuk më duhet dikush që ta mësojë punën. Më duhet dikush që e njeh atë.

Yllka Kukalaj është ekonomiste. Ka drejtuar sektorin e buxhetit dhe pagave në bashkinë e Krujës, pastaj spitalin e qytetit, për vite, si titullare e autoritetit kontraktor.

Në atë spital ishte kur ra tërmeti, kur erdhi pandemia, kur u rindërtua godina dhe aty e kam njohur në punë.

Kush e ka kaluar këtë rrugë të shërbimit e di sa kushton një shtrat dhe sa kushton një pajisje.

Atyre që thonë se Yllka Kukalaj qenka “anonime” i them po, me siguri është anonime për kafenetë politike të Tiranës. Nuk është anonime për spitalin që ka drejtuar, për mijëra pacientët që janë shërbyer dhe për peshën e madhe të përgjegjësisë që ka mbajtur përsipër.

Për kushërirat: ka një mënyrë shumë të vjetër për t’i goditur gratë që marrin një detyrë publike.

Zhduket karriera profesionale dhe fillon gjurmimi në pemën gjenealogjike.

Burrave u numërohen heroizmat. Grave u numërohen kushërinjtë.

Kjo nuk është mënyra ime.

Yllka Kukalaj do të gjykohet për atë që bën në OSHISH, si çdo drejtues tjetër që do të emëroj.

Me mua profesionisti vjen përpara paragjykimit dhe qytetari vjen përpara koncesionit.

Prandaj Yllka Kukalaj në drejtim dhe prandaj edhe rishikimi i imët i një procedure të gjetur të hapur mbrapsht.

Këtë metodë di. Për këtë metodë kam ardhur. Nga kjo metodë nuk heq dorë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese