Aaron Rodgers thumbon Shailene Woodley: Ishte në kulmin e famës kur ishte me mua
Aaron Rodgers, ka bërë disa deklarata të forta për ish-partneret e tij, përfshirë aktoren Shailene Woodley, vetëm pak ditë pasi ajo fitoi çmimin e parë Emmy në karrierën e saj.
Gjatë një interviste në podcastin “Not Just Football with Cam Heyward”, 42-vjeçari foli për mënyrën se si ish-partneret e tij, sipas tij, përfitojnë vëmendje mediatike kur përmendin emrin e tij.
“Ata marrin klikime kur thonë emrin tim”, deklaroi Rodgers, duke shtuar: “Askush nuk e di se çfarë po bëjnë.”
Ai iu referua gjithashtu ish-partneres Shailene Woodley, me të cilën pati një lidhje të shumëpërfolur, duke pretenduar se aktorja ishte “në kulmin e famës së saj” gjatë kohës që ishin bashkë.
Deklaratat e Rodgers vijnë vetëm disa ditë pasi Woodley, 34 vjeç, fitoi Emmy-n e saj të parë, në kategorinë “Aktorja më e mirë e ftuar në një serial dramë”, për rolin e saj në serialin e Hulu, Paradise.
Rodgers dhe Woodley nisën lidhjen në vitin 2020 dhe u fejuan në dhjetor të po atij viti, pas disa muajsh romancë. Megjithatë, marrëdhënia e tyre mori fund në vitin 2021, pas një periudhe të mbushur me spekulime dhe raportime mediatike.
Në podcast, Rodgers bëri gjithashtu një pretendim të fortë lidhur me periudhën kur ata ishin të fejuar. Sipas tij, Woodley i kishte thënë se, përpara martesës, donte të kryente marrëdhënie me një tjetër person.
Rodgers nuk bëri të ditur identitetin e personit që, sipas pretendimit të tij, aktorja kishte përmendur. Ai tha gjithashtu se Woodley e kishte hequr unazën e fejesës dhe se ata u përpoqën më pas të pajtoheshin, por pa sukses.
Nga ana tjetër, Woodley ka folur edhe më parë për ndarjen nga Rodgers, duke e përshkruar atë periudhë si “kohën më të errët dhe më të vështirë të jetës sime”.
Në një intervistë në vitin 2023, aktorja tha se jeta e saj personale ishte në një gjendje shumë të keqe dhe se për rreth tetë muaj ndihej sikur ishte e përfshirë në një “flluskë dhimbjeje”.
Në vitin 2024, Woodley e përshkroi marrëdhënien me Rodgers si diçka që “nuk ishte e duhur” për të.
Ajo foli gjithashtu për një periudhë të vështirë në fillim të vitit 2022, të cilën e cilësoi si një përvojë “shumë të tmerrshme dhe traumatike”, duke thënë se kishte ndier sikur kishte humbur shpirtin, veten, lumturinë dhe gëzimin.
Antonelli fiton edhe në Madrid, shkëputet në garën për titullin
Mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tifozët e Teutës shpalosin flamurin e UÇK-së (VIDEO)
UEFA e çon betejën ndaj Infantinos në gjykatat amerikane
- 18:25 Aeroplani i kongresmenit të Wisconsinit bën ulje urgjente në një liqen, Tiffany dhe piloti notojnë drejt bregut
- 18:19 Antonelli fiton edhe në Madrid, shkëputet në garën për titullin
- 18:17 Flakët afrohen pranë banesave në Kroaci, evakuohen 230 banorë dhe turistë në ishullin Braç
- 18:12 Gara e AI-së po tremb edhe vetë krijuesit e saj
- 18:09 Trump: SHBA mund të qëndrojë në Iran dhe të mbajë naftën, si marrëveshja me Venezuelën
- 18:00 Kanadaja synon statusin e ‘anëtarit të asociuar’ me BE-në