Lajmi i fundit

LIVE/ Syri i Botës

VIDEO/ Kedhi: Trump e ka rifokusuar retorikën te rreziku i komunizmit, e majta amerikane është marrë peng

18:17, 13/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, i ftuar në emisionin ‘SYRI i Botës’ me Dori Dakën në SYRI TV, foli për retorikën e presidentit amerikan Donald Trump dhe përballjen ideologjike mes së djathtës dhe së majtës në Shtetet e Bashkuara.

Kedhi tha se Trump e ka rifokusuar së fundmi retorikën e tij në një drejtim më ideologjik, duke e vendosur theksin te rreziku që, sipas tij, përfaqëson komunizmi.

Sipas nënkryetarit të PD-së, ky rrezik është bërë më i prekshëm për shkak të zhvillimeve brenda Partisë Demokratike amerikane. ‘Partia Demokratike amerikane, e majta amerikane, është marrë peng’, deklaroi Kedhi, duke iu referuar grupimit të socialistëve demokratë në SHBA.

Ai përmendi në këtë kontekst figura si Bernie Sanders dhe Alexandria Ocasio-Cortez, duke i cilësuar si përfaqësues të një rryme që, sipas tij, është larg së majtës tradicionale amerikane.

‘Presidenti Trump e ka rifokusuar retorikën e tij në këtë drejtim, pra në një drejtim më ideologjik. Sepse ai shikon që ka një rrezik real të kësaj ideologjie vrastare, gjakatare, që ka shkaktuar shumë njerëz dhe viktima në historinë e njerëzimit dhe shikon që të rrezikohet Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe është një rrezik i prekshëm sepse Partia Demokratike amerikane, e majta amerikane, është marrë peng. Është marrë peng nga ata që vetëquhen socialistët demokratë të Amerikës, të cilët në thelb nuk janë asgjë tjetër veçse ithtarë të komunizmit. E pranojnë hapur.

Dhe duke qenë se ata kanë fituar primare në disa shtete, një pjesë e tyre janë në të dy dhomat e Kongresit të zgjedhur si kongresmenë apo si senatorë, është në një farë mënyre një marrje peng e plotë e të majtës amerikane nga ky grup.

Nuk është Partia Demokratike amerikane e Clintonit, e Kennedyt, të cilët ishin të majtë por ishin të majtë liberalë, shumë më pranë qendrës, nuk e vinin në diskutim sistemin kapitalist, tregun e lirë e kështu me radhë, por ata kërkonin një ndërhyrje më të madhe të shtetit në treg dhe e vinin theksin tek këto politikat sociale.

Ndërsa këta që kanë marrë peng të majtën amerikane janë si Bernie Sanders, Ocasio-Cortez, në New York e të tjerë. Këta janë besimtarë të kësaj ideologjie vrastare. Dhe ndaj, duke qenë se është ky rrezik, retorika e presidentit Trump është e fokusuar më së shumti këtu.

Dhe ai e bën ashtu siç di vetë që ta thjeshtojë një përballje kaq të madhe konceptesh ideologjikë, filozofikë, mënyrën se si e shikojmë botën të dy kampet, e redukton në një mënyrë të kuptueshme të kapshme për qytetarin amerikan; shteti apo individi, kontroll apo liri, treg i lirë apo treg i centralizuar e kështu me radhë.

Po, ai mund t'i ketë të dyja në të njëjtën kohë. Mund edhe të ketë bindjet e tij, mund edhe ta përdorë si një instrument politik që është e drejta e vet se është politikan, është drejtues de fakto i Partisë Republikane, partisë në pushtet, një parti antikomuniste.

Në fakt edhe pala tjetër në një pjesë të madhe ka qenë antikomuniste ose kanë mbizotëruar një rrymë që e refuzonte komunizmin, po nuk është më ky rasti sot, siç e shpjegova. Kështu që ai edhe mund ta besojë vetë, dhe mund ta përdori politikisht kundër kundërshtarëve të vet për të luftuar këtë rrezik që ai e konsideron imminent, pra të menjëhershëm.

Sepse bëhet fjalë për zgjedhjet e mesmandatit që janë në fillim të muajit nëntor. Është... domethënë, ai mund të ketë shpeshtuar termin komunizëm, po si retorikë nuk është se është e re. Trump e ka pasur këtë retorikë dhe këto bindjet e veta antikomuniste të shfaqura që në vitet '80. Po të shikoni intervistat e ndryshme të tij dhe në atë periudhë del kjo pjesë e bindjeve të tij domethënë, ndaj nuk është ndonjë çudi.’, u shpreh Nikola Kedhi ndër të tjera në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco