Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 106-të, ndërsa qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Edhe këtë të diel, protestës në Tiranë pritet t’i bashkohen shqiptarë nga diaspora. Qytetarë të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës kanë udhëtuar drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në tubim dhe për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj protestës.
Sipas organizatorëve, pjesëmarrja e diasporës i jep një tjetër dimension lëvizjes qytetare dhe tregon, sipas tyre, shtrirjen e pakënaqësisë përtej kufijve të Shqipërisë.
Organizatorët kanë deklaruar se protesta dhe qëndresa do të vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre politike.
Protestat, të nisura 106 ditë më parë, vijojnë të kenë në fokus kundërshtimin ndaj qeverisë dhe kërkesën për largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.
© SYRI.net