“Ne kemi qesen tonë”, Rama publikon fjalët e gjykatësit: Ja kështu e shohin këta buxhetin e shqiptarëve

13 Shtator 2026 | 19:19

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në platformën “X” lidhur me debatin e ditëve të fundit për pagat e gjyqtarëve dhe përplasjen mes qeverisë dhe sistemit të drejtësisë.

Rama ka postuar një foto me një deklaratë që pretendohet se është një gjykatësi, ku thuhet: 

“Ne kemi qesen tonë të buxhetit. Nuk po marrim nga qeset e të tjerëve. Me pak fjalë, nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë.”

Krahas postimit, kryeministri shkruan: 

“E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…”

Reagimi i Ramës vjen në një moment kur debati për pagat e magjistratëve është përshkallëzuar, pas vendimeve gjyqësore dhe diskutimeve mbi mënyrën e zbatimit të tyre nga ekzekutivi. 

Çështja lidhet me kërkesën për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe pagesën e shumave të prapambetura. Rama ka kundërshtuar nivelin e kërkesave, duke argumentuar se ato kanë një kosto të konsiderueshme për buxhetin e shtetit. 

Ndërkohë, Kuvendi pritet të shqyrtojë më 17 shtator zgjidhjen ligjore për pagat e gjyqësorit. 

Debati mes qeverisë dhe përfaqësuesve të drejtësisë vijon të mbetet një nga çështjet më të diskutuara politike dhe institucionale të këtyre ditëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama flet për takimin në Berat: Kokëfortësia kolektive e Poliçanit i dha shije debatit

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar këtë të diele në qytetin e Beratit. Ky takim erdhi...
17:40 | 13/09/2026

Albin Kurti prezanton kabinetin e ri të ministrave (Emrat)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar, duke bërë publike emrat që do të drejtojnë dikasteret e ekzekutivit. Zv. Kryeministër i...
15:29 | 13/09/2026

Kurti për procesin në Hagë: Serbia kreu gjenocid ndaj shqiptarëve, asnjë gjykatë nuk e njollos luftën e UÇK-së

Në nisje të ekspozesë për mandatin e katërt qeveritar, kryeministri Albin Kurti ka thënë se e gjithë Kosova është në pritje të vendimit nga Dhomat...
15:07 | 13/09/2026