Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Engert Pëllumbi i GJKKO-së tha se s’po u lejohet të marrin nga qesja e tyre, reagon Edi Rama: E pabesueshme që e shikon kështu buxhetin e shtetit

Shkruar nga Newsbomb
Engert Pëllumbi i GJKKO-së tha se s’po u lejohet të marrin
Rama dhe Pellumbi

“Deri në fund të vitit nuk shtrohet fare diskutimi për probleme buxhetore, duke qenë se ne kemi qesen tonë të buxhetit. Nuk po marrim nga qeset e të tjerëve. Me pak fjalë, nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”, kështu deklaroi gjyqtari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Engert Përllumbi, deklaratë e cila ka sjellë dhe një reagim të menjëhershëm nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “X”, Rama ka ardhur me një tjetër postim lidhur me debatet për magjistratët dhe financimin e sistemit të drejtësisë, duke komentuar kështu edhe deklaratën e Pëllumbit.

Sipas kreut të qeverisë kjo deklaratë e bërë nga një magjistrat është “e pabesueshme”.

“E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…”, shkruan Rama.

Kujtojmë se në një deklaratë të dhënë më herët për emisionin “Ko Javë”, gjyqtari Engert Pëllumbi e cilësoi një precedent të rrezikshëm situatën e krijuar me ngërçin e pagave dhe moszbatimin e vendimit të Kushtetueses.

 

Sipas tij, argumenti se moszbatimi i vendimit lidhet me mungesën e fondeve nuk qëndron, pasi deri në fund të vitit ekzistojnë fonde të parashikuara në buxhetin e institucioneve të drejtësisë.

 

“Është precedent shumë i rrezikshëm. Jo vetëm që është në shkelje të dispozitave përkatëse të Kodit Penal, por është edhe shkelje e pastër e Kushtetutës. Është atentat ndaj themeleve të shtetit të së drejtës. Nuk ka ndodhur kurrë një precedent i tillë”, u shpreh Pëllumbi ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese