Dita e 106-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Nga nesër grumbullimi në orën 18:30
Qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë edhe këtë të diele në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 106-të. Si çdo pasdite, pas orës 19:00, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” teksa bënë thirrjet si: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, ”Rama në burg, Berisha në burg”, etj.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale. Si çdo protestë tjetër, pas fjalimeve protestuesit kanë marshuar në rrugët e Tiranës. Ata kanë njoftuar se nga e hëna e 14 shtatorit grumbullimi në sheshin “Skënderbej” do të nisë në orën 18:30. Grumbullimi pas orës 19:00 u vendos për shkak të temperaturave të larta gjatë verës.
Ekskluzive/ Do dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti Teich i AfD-së pas fitores
Rama flet për takimin në Berat: Kokëfortësia kolektive e Poliçanit i dha shije debatit
Kërcënoi kushëririn për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vorë
- 22:04 AfD kërcënim për Kosovën, anulim njohja e pavarësisë? Deputeti Teich sqaron deklaratat
- 21:49 Ekskluzive/ Do dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti Teich i AfD-së pas fitores
- 21:29 Policia e Kosovës sqaron planet e sigurisë: Ndërmarrja e masave është procedurë e rregullt, shmangni keqinformimin
- 21:04 LVV dhe LDK me një emër për presidentin, deputeti Kraki: Bashkë i kemi numrat! Ju bëj thirrje që mos ta…
- 20:43 Trump kundërshton drejtuesit e OpenAI, Anthropic dhe xAI: Kush fiton garën e AI-së, fiton
- 20:39 PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetues