E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim të qytetarëve”, Spahiu mbledh drejtuesit e shëndetësisë

Ilustrim · Vizion Plus

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh pas takimit koordinues me drejtuesit e strukturave të shërbimit shëndetësor parësor dhe atij spitalor.

Spahiu thekson se problematikat me të cilat përballet sistemi shëndetësor nuk mund të zgjidhen brenda një dite, por nënvizon rëndësinë e dëgjimit të vazhdueshëm të shqetësimeve të qytetarëve dhe angazhimit në terren.

Sipas saj, gjatë takimit me drejtuesit e strukturave shëndetësore është kërkuar prani e pandërprerë në terren, dëgjim i shqetësimeve dhe punë e përditshme për adresimin e tyre.

Postimi i plotë:

12 orë diskutim nuk mjaftojnë për të zgjidhur gjithçka që qytetarët presin nga sistemi shëndetësor. Por çdo orë e kaluar duke dëgjuar, kuptuar dhe kërkuar zgjidhje është një orë e investuar në përmirësimin e kujdesit për ta. 

Në takimin koordinues me drejtuesit e strukturave të shërbimit shëndetësor parësor dhe atij spitalor kërkova prani të pandërprerë në terren, dëgjim të shqetësimeve, punë të përditshme për zgjidhjen e tyre dhe vëmendjen që çdo qytetar meriton. 

Sepse kujdesi shëndetësor nuk është vetëm një shërbim që ofrohet, por edhe mënyra se si e presim, e dëgjojmë dhe e trajtojmë çdo njeri që kërkon ndihmë.

/vizionplus.tv

 

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.