E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kosova me Qeveri të re! Kuvendi miraton kabinetin e Albin Kurtit me 62 vota pro

Ilustrim · Vizion Plus

Kosova ka zyrtarisht Qeverinë e re.

Kuvendi miratoi kabinetin e drejtuar nga Albin Kurti me 62 vota pro dhe 8 kundër, duke i dhënë liderit të Vetëvendosjes një mandat të ri në krye të ekzekutivit.

”Urime kryeministër Albin Kurti dhe të gjithë anëtarëve të qeverisë së Republikës së Kosovës. Ju uroj punë të mbarë dhe suksese në detyrat tuaja”, tha Haxhiu.

Në sallë ishin të pranishëm 70 deputetë. Për kabinetin e ri votuan deputetët e Vetëvendosjes, Listës Serbe dhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk morën pjesë në seancë.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.