E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

928 gola dhe ende nuk ndalet! Messi spektakolar në MLS

Ilustrim · Vizion Plus

Lionel Messi vazhdon të mahnisë në SHBA-në në futboll, por magjia e tij nuk ishte e mjaftueshme për t’i dhënë Inter Miamit fitoren.

Skuadra e tij barazoi 2-2 ndaj Nashville, duke lënë sërish pikë në garën për kreun. Ylli argjentinas mori përsipër të ndryshojë fatin e takimit në pjesën e dytë.

Në minutën e 62-të, Messi realizoi një supergol me një goditje të saktë nga distanca, duke lënë pa mundësi portierin kundërshtar. Ky ishte goli i 19-të i Messit në këtë sezon të MLS, ndërsa ka dhuruar edhe 11 asistime.

Me këtë finalizim, argjentinasi arriti në 928 gola në karrierën e tij, duke vazhduar të shkruajë histori në futbollin botëror.

Megjithatë, Inter Miami nuk arriti ta ruante avantazhin dhe u detyrua të kënaqej me një pikë ndaj Nashville.

/vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.