E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona, flakët afrohen pranë banesave

Ilustrim · Vizion Plus

Një zjarr i madh ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe është afruar pranë zonave të banuara në ishullin Braç në Kroaci. Si pasojë rreth 230 persona u evakuuan.

Më shumë se 220 zjarrfikës, të mbështetur nga 69 automjete, kanë luftuar me flakët gjatë gjithë natës. Në operacion janë përfshirë edhe katër avionë zjarrfikës Canadair CL-415, të cilët nisën ndërhyrjen herët të dielën në mëngjes.

Pak para mesnatës, banorët dhe turistët në qytetin e vogël të Milnas dhe zonat përreth, në pjesën perëndimore të ishullit, morën një paralajmërim në telefonat e tyre, ndërsa flakët po afroheshin me zonat e banuara.

Sipas agjencisë zyrtare kroate të lajmeve Hina, rreth 230 persona u evakuuan nga zona, shumë prej tyre me anije të rojes bregdetare dhe varka private.

Shefi i zjarrfikësve, Slavko Tuçaković, tha se ekipet arritën të shpëtonin një numër të madh banesash, ndërsa ndihmuan edhe në transportimin e turistëve dhe banorëve drejt zonave të sigurta. Dy persona kanë pësuar lëndime të lehta.

Sipas të dhënave të cituara nga Hina, deri tani janë djegur rreth 35 mijë hektarë pyje me pisha dhe bimësi shkurrore, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të plotë të zjarrit.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.