Një qytetare ka lëshuar akuza të forta gjatë fjalës së saj të mbajtur në protestën e 106 radhazi në Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe qeverisë.
Ajo ka sulmuar Belinda Ballukun, Olsi Ramën, kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi dhe një bandë kriminale se i kanë rrëmbyer 300 dynym tokë në Fier.
‘Është hera e dytë që vij nga Gjermania tek vëllezërit dhe tek motrat e mia këtu. Jeni më të bukurit në botë! Jeni më të mirët! Në çdo shtet që kam shkelur, kam parë që kanë dalë në rrugë, kanë kërkuar të drejtat e tyre. Si këtu në vendin tim s'më kanë zënë sytë. Bravo ju që keni 160 ditë! Bravo!
Do t'ju bëj një pyetje o vëllezër dhe motra, o nëna, o baballarë... Pasi edhe unë jam, edhe unë jam nënë, 65 vjeçe. Kam dy fëmijë në shtet, kam fëmijët e fëmijëve, për ata kam ardhur këtu. Do ta rrëzojmë këtë qelbësirë në pushtet apo jo?
Krimineli më i madh është Edi Rama! Me 140 deputetë. Mos keni besim te ata qelbësirat, te ata kriminelët, tek ata hajdutët!
Kam ardhur nga Fieri. Babai im na ka lënë 100... 360 dynym tokë. Në tokat e mia, dhe të babait tim dhe të vëllezërve të mi, Belinda Balluku qelbësira, maskaresha, një kriminel i qindtë, e pafytyrë në botë... ka bërë panele diellore! Shet elektrikun neve të gjithëve.
Bashkë me Armando Subashin. Bashkë me ca kriminelë të tjerë, i vëllai i Edi Ramës, Olsi, bashkë me ca... me ca tradhtarë e me ca armiq, kanë marrë gjysmën e Darzezës! Mos të flemë gjumë! Unë, pavarësisht se jam në shtet... jashtë shtetit, zemrën sa kam qenë e larguar e kam me ju.
Se jam shqiptare! Se për babanë tim kam dalë sot. Që në kohën e socializmit ishim 12 fëmijë, na mbante një lopë. Tani na kanë nxjerrë jashtë. Sa herë fle... babai im është i vdekur sot, po me lot në sy edhe prapë do vij dhe nuk largohem po s'e rrëzuam atë qelbësirën këtu.
Kërkova drejtorin e inxhinierin. I thashë, kam bërë 12 kërkesa dhe kërkesa e tokave të mia s'ka dalë akoma. Më erdhi, se para se të vinte, u tha tre djemve që lafoseshin me mua, disa specialistë: ‘I mbani dy minuta dhe i largoni’. E kapa te krahu dhe i thashë: ‘Kush jeni zotëri?’. Drejtori i hipotekës, I thashë si inxhinier, unë ty të kërkoj, kam 2 vjet që kam bërë një kërkesë, përgjigjja nuk ka ardhur.
Dua sot përgjigje se unë e vdekur dal! Zotërinj, motra dhe vëllezër, për dy minuta, se jam trime unë, ma pruri përgjigjen, kishte 2 vjet që ishte dalë. Pse e mbanin prapa? Se, se janë kriminelë! Se ndajnë tokat!
Se ndajnë pasurinë e popullit bashkë! Ata janë të pangopur. Ju lutem shumë, kërkoj nga gjithë populli shqiptar, se ky vend është larë me gjak, që nga Skënderbeu, nga Qemal Stafa e me radhë.
Nuk duhet shkelur! Ky vend nuk duhet shkelur! Të hapim sytë! Se qelbësirët po nuk fituam sot, ai ka për t'u shkelur, si ju dhe mua dhe të tjerëve. Ai është maskara, është kriminel, ai është i pashpirt.
Ju bëj thirrje të gjithëve! Ju bëj thirrje të gjithëve, kështu me marshime nuk fitohet. Të rrethojmë... kryeministrinë. Mos të futet njeri për të punuar. Ta rrethojmë, të rrimë ditë e natë. Unë nuk iki që këtu, se kam vendin tim. Ta rrethojmë, mos kini frikë.’, tha qytetarja në fjalën e saj në protestë.
© SYRI.net