Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kurti i bën thirrje PDK-së: Propozoni kandidatin për nënkryetar dhe të punojmë bashkë në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb
Kurti i bën thirrje PDK-së: Propozoni kandidatin për
Albin Kurti

Kryeministri i sapozgjedhur, Albin Kurti, gjatë një dalje për mediat ka ftuar Partinë Demokratike të Kosovës që të bashkëpunojë në Kuvend. Ai i ka kërkuar që kjo parti të propozojë sa më shpejt të jetë e mundur kandidatin për nënkryetar të Kuvendit.

Albin Kurti tha se është e domosdoshme që institucionet të bashkëpunojnë sa më shumë dhe të mos humbasin kohën me procedura. Kurti i ka bërë gjithashtu thirrje PDK-së që përveç propozimit të kandidatit për nënkryetar të angazhohet me punët e komisioneve parlamentare.

“E ftoj Partinë Demokratike të Kosovës, që të vijë sa më shpejt ta propozojë edhe ajo kandidatin për nënkryetar të Kuvendit dhe të punojmë bashkë me komisionin parlamentar. Qeveria është udhëhequr nga Vetëvendosje, ndërkohë në anën tjetër shteti dhe Republika nuk janë të qeverisë, ato janë edhe të opozitës, e cila do të jetë aktive në Kuvend”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese