Lajmi i fundit

LIVE/ 106 ditë protestë qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Elbasani mposht kampionët, triumfi i parë në Superiore vjen ndaj Egnatias

Elbasani mposht kampionët, triumfi i parë në Superiore vjen ndaj Egnatias

20:33, 13/09/2026

Elbasani ka marrë fitoren e parë në këtë sezon të Abissnet Superiores, dhe e ka bërë pikërisht ndaj kampiones në fuqi, Egnatias. Vendasit triumfuan 2-1 në “Elbasan Arena”, në një ndeshje me ritëm të lartë dhe episode të shumta.

Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Elbasani zhbllokoi sfidën në minutën e 41-të, kur pas një pasimi perfekt të Mazarit, Nikaj u shkëput dhe me një goditje diagonale tokazi mposhti Dajsinanin.

Egnatia reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 44-t. Loukili harkoi në zonë, aty ku Montenegro u ngjit mbi mbrojtjen dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë për 1-1.

Megjithatë, Elbasani e mbylli pjesën e parë në avantazh. Në minutën e 45’+2, Nikaj bëri një aksion individual spektakolar, shmangu dy kundërshtarë në krahun e majtë dhe mposhti Dajsinanin për herë të dytë, duke vendosur shifrat në 2-1.

Në pjesën e dytë, Egnatia kërkoi golin e barazimit, ndërsa vendasit patën disa mundësi për të vulosur fitoren. Në minutën e 53-të, Diallo u rrëzua në zonë pas një kontakti me Sotën, por gjyqtari lejoi vazhdimin e lojës.

Pesë minuta më vonë, Loukili shërbeu në shtyllën e dytë për Grudën, i cili nuk arriti ta devijonte siç duhet topin. Në minutën e 59-të, Elbasani kërkoi penallti pas një devijimi të Sotës në zonë, por arbitri bëri shenjë që loja të vazhdonte.

Në fund, Egnatia nuk gjeti golin e barazimit dhe Elbasani festoi një fitore të madhe, të parën në kampionat, pikërisht ndaj kampiones në fuqi.

Renditja pas javës së katërt:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco