Trump kundërshton drejtuesit e OpenAI, Anthropic dhe xAI: Kush fiton garën e AI-së, fiton

13 Shtator 2026 | 20:43

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kundërshtuar thirrjet e drejtuesve të disa prej kompanive më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale për të ngadalësuar zhvillimin e modeleve më të avancuara të AI-së.

Trump deklaroi të dielën se Shtetet e Bashkuara nuk mund të rrezikojnë të humbasin avantazhin ndaj Kinës në garën për Inteligjencën Artificiale.

“Ne kryesojmë ndaj Kinës në AI. Jemi vendi më i avancuar në botë dhe, sinqerisht, dua që të vazhdojmë të jemi të tillë, sepse kush fiton në AI, fiton”, tha Trump.

Reagimi i presidentit amerikan vjen pasi drejtuesi i Anthropic, Dario Amodei, ai i OpenAI, Sam Altman, dhe Elon Musk i xAI mbështetën publikisht idenë për ngadalësimin e ritmit me të cilin kompanitë zhvillojnë modele gjithnjë e më të fuqishme të AI-së.

Amodei argumentoi se duhet ngadalësuar përmirësimi i aftësive të modeleve, ndërsa Altman deklaroi se ishte dakord me nevojën për të kontrolluar ritmin e zhvillimit të teknologjisë. Musk iu bashkua qëndrimit duke deklaruar shkurt se “Dario ka të drejtë”.

Trump, megjithatë, tha se mund të vendosen masa sigurie, por paralajmëroi kundër frenimit të zhvillimit të teknologjisë në një kohë kur SHBA-ja është në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Kinën.

Debati ka përfshirë edhe Kongresin amerikan. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha se AI-ja ka nevojë për masa sigurie, por argumentoi se Kongresi nuk duhet të veprojë me nxitim në një mënyrë që mund të dëmtojë avantazhin e SHBA-së ndaj Kinës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Do të heq tarifën prej 15% për uiskin irlandez

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të dielën se planifikon të heqë tarifën prej 15% për uiskin irlandez. Trump në fund të një turneu golfi në...
20:30 | 13/09/2026

Politikani francez: Netanyahu shkaktoi një seri ngjarjesh katastrofike në Lindjen e Mesme

Politikani francez i krahut të majtë, Jean-Luc Melenchon përmes një postimi në “X” ka shkruar se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shkaktuar një seri ngjarjesh...
20:19 | 13/09/2026

Magyar: Do të hiqet kufizimi i epokës së Orbanit që ndalonte adoptimin e fëmijëve nga homoseksualët

Qeveria e Hungarisë do të ndryshojë legjislacionin e miratuar në vitin 2020 nga ish-qeveria e Viktor Orbanit, i cili në fakt kishte ndaluar adoptimin nga...
19:44 | 13/09/2026