web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nisja e sesionit të ri parlamentar/ Pse mungoi kryeministri Rama?

8 Shtator 2026, 22:29, Politikë CNA

Nisja e sesionit të ri parlamentar/ Pse mungoi kryeministri Rama?

Kjo e martë shënoi nisjen e sesionit të ri parlamentar, që kulmoi me mbajtjen e seancës plenare  pasditen e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Ajo që ra në sy ishte fakti se kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancën e parë të legjislaturës së re.

Nuk dihet ende arsyeja që e ka shtyrë Ramën të mungojë në këtë seancë me rëndësi, teksa zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim. Po ashtu, nuk ka detaje nëse Rama kishte një agjendë që i pamundësonte praninë në Kuvend, ndërsa po këtë të martë bëri një dalje publike gjatë paradites për të marrë pjesë në Forumin e Inovacionit.

Gjithashtu, Rama nuk ishte i pranishëm as për momentin e votimit për nënkryetaren e re të Kuvendit.

Në të gjitha rastet, kryeministri do të përballej me qytetarët që zhvilluan sot një protestë të paralajmëruar, ndërsa nuk munguan as tensionet dhe përplasjet me forcat policore./CNA





Lajmet e fundit nga